Haziri: Shpresoj që sot t’u jepet shans zgjidhjeve politike për normalizimin e Kuvendit

Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka folur para vazhdimit të seancës konstituive të Kuvendit, duke thënë se grupi parlamentar i LDK-së do të mblidhet gjatë mëngjesit dhe se deputetët e kësaj partie janë të ftuar për të marrë pjesë në seancë.

Haziri ka thënë se pret që sot të ketë një ndryshim qasjeje dhe që partive politike t’u jepet mundësia për të gjetur zgjidhje politike për normalizimin e situatës në Kuvend.

“Ne e kemi grupin parlamentar këtë mëngjes. Natyrisht që jemi ftuar për të marrë pjesë në seancën konstitutive. Shpresoj shumë që këtë ndërrim qasje… dhe përkundër zhvillimeve të djeshme dhe thirrjeve tona që të respektohet Kushtetuta dhe të konstituohet Kuvendi, u pa që partia e parë e neglizhoi, e mbylli ditën e djeshme. Sot po presim që zgjidhjet politike në drejtim të normalizimit të Kuvendit të Republikës me u dhënë shans dhe mundësi zbatimit të zgjedhjeve edhe në rastin e qeverisë, edhe në rastin e presidentit, çfarëdo gjendje që ndërtojnë partitë politike sot”, deklaroi Haziri.

I pyetur nëse kishte informacione nëse janë procesuar nënshkrimet për thirrjen e seancës së mbrëmshme, pas deklaratës së deputetes së zgjedhur të Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu, se ato nuk ishin procesuar, Haziri tha se kjo çështje nuk lidhet me LDK-në.

“S’ka të bëjë me LDK-në, as me mua çështja e nënshkrimeve. S’po kuptoj për çka dhe çfarë nënshkrime po flitni këtë mëngjes”, tha Haziri.

Pas sqarimit të gazetares se bëhej fjalë për iniciativën e ndërmarrë nga Vetëvendosje, Haziri u përgjigj se për këtë çështje duhet të pyeten ata që e kanë ndërmarrë iniciativën.

“Pyetni ata që kanë shkaktuar procese të tilla. Nuk ka të bëjë me LDK-në”, shtoi Haziri./EO

Shija e redaktorit

Policia ushtarake e FSK trajnohet nga instruktorë gjermanë për mbrojtje...

Në kuadër të Planit të Bashkëpunimit dypalësh në fushën e mbrojtjes për vitin 2026, ndërmjet Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës dhe Ministrisë...

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Të fundit nga rubrika