Haziri: S’ka mundësi me qenë edhe ministër, edhe deputet – edhe me bomba, edhe pa bomba
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të ndërtojë një marrëveshje politike për zgjidhjen e ngërçit institucional. Ai ka komentuar edhe rastin e fundit të alarmit për bombë që tronditi institucionet pak ditë më parë, duke falënderuar Policinë për reagimin, por njëkohësisht duke e cilësuar si veprim […]
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lutfi Haziri, ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje që të ndërtojë një marrëveshje politike për zgjidhjen e ngërçit institucional.
Ai ka komentuar edhe rastin e fundit të alarmit për bombë që tronditi institucionet pak ditë më parë, duke falënderuar Policinë për reagimin, por njëkohësisht duke e cilësuar si veprim të qëllimshëm dhe politik.
“Nuk mundesh edhe procedurë, edhe marrëveshje politike, edhe me bomba edhe pa bomba… E dimë kush janë. A folin me theks sllav a krahinor të Kosovës, nuk ka rëndësi. Me rëndësi është që krijimi i frikës nuk ka etni. Ata që bashkërendohen për interesa politike për ta dëmtuar Kosovën, janë armiku më i madh i Republikës sonë”, ka theksuar ai.
Sipas Hazirit, alarmet e rrejshme janë pasojë e një mendësie që vendi e ka njohur edhe më herët dhe që rikthehet sa herë që institucionet hyjnë në krizë.















