Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka theksuar se nuk do të jetë pjesë e garës për kryetar të Komunës së Gjilanit në zgjedhjet e ardhshme lokale.

Në Debat Plus, Haziri ka deklaruar se vendimin për të mos kandiduar e ka marrë kohë më parë dhe se për këtë ka njoftuar edhe kolegët e tij.

“Unë e kam sqaruar pozicionin tim dhe kolegëve të mijë ua kam thënë se nuk jam më kandidatë. Atë që e kam dhënë para katër vjetëve e kam premtuar”, ka deklaruar Haziri.

Ai ka shtuar se vendimi i tij nuk lidhet me ndonjë sondazh, pasi sondazhet e fundit e kishin nxjerrë atë fitues pa balotazh në Gjilan.

“Nuk ka të bëjë me sondazh, sondazhi në raport me mua, që është bërë para disa muajve, më ka nxjerrë fitues pa balotazh në Gjilan”, ka deklaruar Haziri.