Haziri thërret qytetarët në protestë para Kuvendit: UÇK-ja ka nevojë për ne

Organizatori i protestës “Jo në emrin tim!”, Çlirim Haziri, ka bërë thirrje për mobilizim qytetar para Kuvendit të Kosovës.

Përmes një postimi në Facebook, Haziri u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen protestës dhe të mblidhen në shesh, në mbështetje të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Thirrje gjithëpopullore! Ejani të gjithë te Kuvendi i Kosovës! UÇK-ja ka nevojë për ne. Tani! Sot nuk ka vend për heshtje. Sot duhet të jemi të gjithë bashkë. Të gjithë në shesh! O sot, o kurrë! Për UÇK-në. Për drejtësi. Ejani tani!”, ka shkruar Haziri.

Shija e redaktorit

Kosova pret Austrinë në “Fadil Vokrri”, synon fitoren për kreun...

Përfaqësuesja e Kosovës përballet sonte me Austrinë në stadiumin “Fadil Vokrri”, në kuadër të ndeshjes së katërt të Grupit B3 në Ligën e Kombeve....

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Të fundit nga rubrika