Haziri thotë se Kurti s’po guxon ta dërgojë draftin e Asociacionit në Kushtetuese

Lutfi Haziri, LDK

Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri thotë se kryeministri Albin Kurti nuk ka guxim që draftin e Asociacionit ta dërgojë në Gjykatë Kushtetuese.

“Një kryeministër që nuk guxon ta dërgojë vendimin e vet në Gjykatë Kushtetuese, nuk mund ta dërgojë, nuk guxon. S’po guxon një vendim të qeverisë ta dërgojë në Gjykatë, të ia besojë burrave dhe grave që janë niveli më i lartë i drejtësisë që lidhet me Kushtetutën”, shtoi Haziri.

Ish-kryetari i Gjilanit, kështu u shpreh në një konferencë për media të cilën e mbajti në Zyrat e LDK-së në qytetin të cilin Haziri dikur e udhëhiqte./EO

Shija e redaktorit

75 vota pro, Parlamenti kalon me procedurë të përshpejtuar huanë...

Parlamenti i Shqipërisë miratoi mëngjesin e kësaj të hëne, me 75 vota pro, kalimin me procedurë të përshpejtuar të marrëveshjes së huasë ndërmjet Shqipërisë...

BookFest vazhdon rrugëtimin në Gjilan pas suksesit të jashtëzakonshëm në...

Pas një edicioni tejet të suksesshëm në Prishtinë, ku mijëra vizitorë krijuan një atmosferë të veçantë me diskutime frymëzuese, aktivitete të shumta dhe dashuri...

Anthony Joshua rikthehet në ring, shqiptari Kristian Prenga synon ta...

Një nga emrat më të mëdhenj të boksit botëror, Anthony Joshua, rikthehet këtë fundjavë në ring për t’u përballur me boksierin shqiptar Kristian Prenga,...

Të fundit nga rubrika