Nënkryetari i LDK-së, Lutfi Haziri, ka paralajmëruar se, sipas tij, Albin Kurti dhe Lëvizja Vetëvendosje synojnë të kontrollojnë tre pushtetet kryesore në Kosovë pas zgjedhjeve të 28 dhjetorit, kryesinë e Kuvendit, pozicionin e kryeministrit dhe detyrën e presidentit.
Haziri thekson se vetëm vota e qytetarëve mund të ndalë këtë proces.
“Deri në prill lufta ka me qenë, nëse vazhdon mos me lëshu pe, ju duhet me prit që kandidatja për kuvend ka me qenë e njëjta që këtë vit i ka dështuar si propozim sepse ajo i ka ditët e numëruar si kandidate për kryetar të kuvendit me u ba ushtruese e detyrës së presidentit. Edhe kapja e pushtetit në tri shtyllat kryesore ka me qenë mirëseardhja e vitit të ri”, ka theksuar Haziri.
Ai ka shtuar se kapja e pushtetit në tri shtyllat kryesore të shtetit do të paraqitet si “mirëseardhje e vitit të ri”, duke e cilësuar këtë si rrezik serioz për demokracinë në vend.
“E ka të kryer. Vetëm qytetarët mund të mos ia japin këtë mandat. Nëse del parti e parë, është proces që ka me ndodhë. Vetëm një fuqi e ndalë, vota e 28 dhjetorit”, është shprehur ai.
Po ashtu, Haziri ka paralajmëruar se Kosova rrezikon të shkojë edhe në një palë tjetër zgjedhje, nëse kriza politike vazhdon dhe nuk ka marrëveshje për krijimin e institucioneve të reja.