Helika e helikopterit i mer jetën britanikut Jack Fenton

Britaniku, Jack Fenton, ka humbur jetën pasi u godit nga një teh i rotorit të helikopterit teksa po kthehej nga pushimet në Mykonos, afër Athinës

Ilustrim

22-vjeçari Jack Fenton është goditur për vdekje derisa po kthehej nga pushimet në Mykonos, me tre shokët e tij. Ndërkaq prindërit e tij ishin në një helikopter prapa tij.

Britaniku vdiq pasi u godit nga një teh i rotorit të helikopterit afër Athinës.

Mendohet se ai ka dalur nga helikopteri ndërsa ai u ul në Spata, afër kryeqytetit grek, dhe eci drejt pjesës së pasme pa e ditur se tehet e rotorit po rrotulloheshin ende.

Thuhet se helikopteri që transportonte prindërit e tij ishte devijuar për t’u shpëtuar atyre pamjen e asaj që kishte ndodhur.

Tragjedia ka ndodhur mbrëmjen e së hënës të 25 korrikut, raporton Sky News.

Jack Fenton

Ndërsa një zëdhënës i Ministrisë së Jashtme ka thënë: “Ne po mbështesim familjen britanikut që ka vdekur në Greqi dhe jemi në kontakt me autoritetet lokale”.

Giorgos Kalliakmanis, kreu i sindikatës së policisë, ka thënë për mediat greke se piloti do të hetohet për të parë nëse ai e këshilloi pasagjerin të dilte nga avioni i tij përpara se tehut të ndalonte rrotullimin.

“Këto helikë funksionojnë për rreth dy minuta nga koha kur ai fik motorin, përveç nëse shtyp një buton që i ndalon në 50 sekonda,” ka shtuar kreu i sindikatës.

“Dera e helikopterit nuk ka siguri, kush do që të hapë derën dhe të dalë”.

Ndërsa, “Hetimi paraprak do të shikojë nëse piloti i ka njoftuar ata që të dalin jashtë kur helika dhe motorët ndaluan”.

Shija e redaktorit

Enise Zijade, vajza tjetër e argjendtë e Kosovës

Xhudistja kosovare Enise Zijade ka shkëlqyer sot në Podgoricë, duke u renditur e dyta dhe duke siguruar medaljen e argjendtë. Ajo nisi garën me një...

UEFA publikon oraret e play-off-it të Botërorit 2026: Kosova dhe...

UEFA ka zyrtarizuar oraret e gjysmëfinaleve të play-off-it për Kupën e Botës 2026, që do të zhvillohen më 26 mars 2026 në orën 20:45. Si...

Presidentja Osmani dekoron Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka dekoruar sot Harry Bajraktarin me “Urdhrin e Lirisë”, si vlerësim për kontributin e tij mbi tri dekada për...

Të fundit nga rubrika