Helmimi i qytetarëve në Malishevë, kryetari i Suharekës ofron gatishmërinë për t’iu dalë në ndihmë

Pas helmimit të 158 qytetarëve në Malishevë, kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar këtë komunë

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, ka shprehur gatishmërinë për ta ndihmuar komunën e Malishevës pas situatës së helmimit të 158 qytetarëve.

“Natyrisht besojmë, që institucionet shëndetësore në komunën e Malishevës do t’ia dalin me situatën e fundit të helmimit, dhe se me profesionalizëm po punohet në tejkalimin e kësaj situate. Megjithatë, ekipet tona shëndetësore nga komuna jonë, janë të gatshme t’iu ndihmojnë dhe asistojnë kurdo që e kanë të nevojshme. Për këtë rast kam biseduar edhe me kryetarin z. Ekrem Kastrati, duke e shprehur gatishmërinë tonë”, ka shkruar Muharremaj.

Komuna e Malishevës ka njoftuar mbrëmë se numri i qytetarëve të helmuar ka shkuar në 158.

“Është rritur në 158 raste numri i personave të helmuar, por situata është nën kontrollë dhe po monitorohet në vazhdimësi nga organet kompetente”, thuhej në njoftim.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika