Helvetikët kalojnë në epërsi kundër Dardanëve
Kosova e ka nisur në formë jo të mirë pjesën e dytë të ndeshjes me Zvicrën, pasi që kombëtarja zvicërane ka kaluar në epërsi. Goli u shënua në minutën e 47 të ndeshjes, dy minuta pas fillimit të ndeshjes së dytë. Goli është shënuar nga Vargas i cili ka realizuar golin me kokë për skuadrën […]
Kosova e ka nisur në formë jo të mirë pjesën e dytë të ndeshjes me Zvicrën, pasi që kombëtarja zvicërane ka kaluar në epërsi.
Goli u shënua në minutën e 47 të ndeshjes, dy minuta pas fillimit të ndeshjes së dytë.
Goli është shënuar nga Vargas i cili ka realizuar golin me kokë për skuadrën zvicërane.
Ndryshe, Zvicra ka dominuar edhe duke bërë më shumë presion gjatë pjesës së parë.
Ndërsa kjo ndeshje është e vlefshme për raundin e nëntë të grupit I për kualifikimet e Euro 2024.
Ndeshje e veçantë e natës së sotme ishte edhe ajo mes Francës kundër Gjibraltarit, e cila ndeshje ishte me shumë gola.
Franca triumfoi në këtë ndeshje me rezultat 14 me 0, në kuadër të grupit B për kualifikimet në EURO 2024.















