Heshtet ideja e Kurtit për padi për gjenocid ndaj Serbisë

Premtim juridikisht i pamundur po vlerësohet paralajmërimi i dy viteve më parë, i kryeministrit Albin Kurti, për hartimin e padisë për gjenocid ndaj Serbisë. Derisa kjo ide është heshtur, as Ministria e Drejtësisë e as Zyra e Kryeministrit, nuk kanë treguar deri ku kanë arritur përgatitjet që u nisën në fillim të mandatit, për hartimin e padisë. Ndërkohë, sipas Fondit për të Drejtën Humanitare e IKD-së, qeveria duhet të punojë më shumë në dokumentimin e krimeve të luftës

“Ne së bashku me ministren e Drejtësisë dhe ekipin e saj, dhe me këshilltarët e mi që i kam kemi filluar punën për përgatitjen e padisë për gjenocid të Serbisë në Kosovë, për periudhën e luftës së fundit dhe me këtë rast do ju njoftojmë kur i kemi të qarta afatet e këtyre përgatitjeve gjigante.”

Kanë kaluar gati 2 vjet, prej që kryeministri Albin Kurti, paralajmëroi se kanë filluar punën për përgatitjen e padisë për gjenocid ndaj Serbisë.

Por, për punën që kanë bërë deri më tash dhe nëse ka ndonjë kohë se kur do të dorëzohet, Zyra e Kryeministrit të Kosovës nuk ka kthyer përgjigje.

E ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, që më herët kishte deklaruar se janë duke punuar në të, këtë të martë tha se informacionet duhet të kërkohen nga Zyra e Kurtit.

Por, pesimist se Kosova do arrijë ta padisë Serbinë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, është Bekim Blakaj nga Fondi për të Drejtën Humanitare.

“Është shumë e rëndësishme që një herë të vlerësohet se sa janë gjasat që të fitohet të mbrohet suksesshëm një padi e tillë para Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, në rend të parë Kosova në këtë moment nuk mund nuk është palë e asaj gjykate, nuk mund të e dërgojë një padi atje, po edhe nëse hapet mundësia së shpejti duhet të vlerësohet shumë mire se a ka gjasa të fitohet ajo padi, se nëse kish me u hedh poshtë kam frikë që konsekuencat kishin me kanë të mëdha.”, ka thënë Blakaj.

Njëjtë mendon edhe Gzim Shala nga Instituti i Kosovës për Drejtësi, i cili thotë se ky është vetëm një premtim, që ua shton më shumë dhimbjen familjarëve të të vrarëve gjatë luftës.

“Kjo nuk është e mundur për shkak se Kosova nuk është shtet anëtar i Organizatës së Kombeve të Bashkuara dhe as palë nënshkruese e Konventës për eliminimin e të gjitha formave të gjenocidit, për këtë arsye një premtim i tillë është jo real, dhe ngritja e një padie të tillë nga ana e Kosovës, do shpallej një padi e palejuar për këtë arsye është shumë problematike, fakti i një premtimi i një padie të tillë, derisa e njëjta nuk është juridikisht i mundur.”, ka thënë Shala.

Sipas FDH-së së pari institucionet e Kosovës, do duhej të punonin në dokumentimin e krimeve të luftës, e që do ndihmonte pastaj edhe për padinë ndaj Serbisë.“Çka është shumë e rëndësishme, në fakt unë mendoj se Kosova po e humb, hapin me kohën që të dokumentoj krimet e luftës, kjo kish me qenë me rëndësi që të mbledhen provat kudo që është e mundur që të dokumentohen të gjitha krimet e luftës, e pastaj nga ajo dokumentin mund të nxirret njëfarë përfundimi se a mund të bëhet padi apo jo.”, ka theksuar Blakaj.

Në Kosovë në luftën e fundit, janë vrarë rreth 13 mijë e 500 persona, derisa sipas të dhënave të Fondit, muaji më i përgjakshëm ishte prilli i vitit 1999, me më shumti masakra, e me mbi 4 mijë persona të vrarë.

Shija e redaktorit

Librat e verës nga “Dukagjini”, zgjedhjet më të mira për...

Vera është koha ideale për aventura, por jo të gjitha ndodhin jashtë. Disa nga udhëtimet më të paharrueshme ndodhin brenda faqeve të një libri....

Shtëpia botuese “Dukagjini” propozon 9 libra që mund t’ju shoqërojnë...

Vera nuk është vetëm koha e pushimeve, por edhe e rikthimit te vetja. Në këtë periudhë kur ditët janë më të gjata e ritmi...

Pas raportimit të Dukagjinit, 3 donatorë i dalin në ndihmë...

Gjendjes së rënduar të familjes Krasniqi në Llukar e për të cilën raportoi ditë më parë Dukagjini, i kanë dal në ndihmë disa qytetarë...

Të fundit nga rubrika