Duket se ende nuk janë qetësuar gjakrat mes Labinot Gashit dhe këngëtares Dafina Zeqiri.
Dikur miq të ngushtë, të pandashëm e çdokënd bashkë, Labi e Dafina ishin një dyshe perfekte e showbizzit me shoqërinë e tyre.
Krejt kjo krisje e miqësisë për të përfunduar më pas pa ndonjë sqarim nisi nga Labi dhe një deklaratë e tij, pasuar me plot reagime të njëpasnjëshme.
I fundit ishte në emisionin e Tv Dukagjinit “Krejt n’debat” ku Labi u shpreh se këngëtarja “është pak mosmirënjohëse”, shkak kjo për mos ftesën e tij në ditëlindjen e saj.
Nuk vonoi shumë e reagoi edhe Dafina duke thënë se; “Çka mësova nga ky rrugëtim në muzikë është që ta mbrosh paqen tënde ndonjëherë do të thotë të ecësh në drejtim tjetër, të flasësh më pak dhe ta mbash rrethin tënd sa më të ngushtë” thotë mes tjerash Zeqiri në postimin e saj.
Kujtojmë se për pak kohë, Dafina do të bëhet nënë e një djali.
