Një person është gjetur pa shenja jete në Fushë Kosovë, ka bërë të ditur Policia e Kosovës në raportin 24-orësh.

Sipas policisë, rasti është raportuar më 12 maj 2026, rreth orës 13:11.

“Raportohet se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar. Ekipi mjekësor ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në raportin e policisë.

Tutje bëhet e ditur se, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.