Hetim i vdekjes në Klinë

Një person është gjetur pa shenja jete në Klinë, ndërsa rasti është duke u hetuar nga autoritetet si “Hetim i vdekjes”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti ka ndodhur më 29 shtator 2026, rreth orës 01:05.

“Lidhur me rastin, njësitë relevante policore dhe ekipi mjekësor kanë dalë në vendin e ngjarjes, ku nga mjeku është konstatuar vdekja e viktimës, mashkull kosovar”, thuhet në raport.

Me urdhër të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

Rasti është duke u hetuar nga organet kompetente.

Të fundit nga rubrika