Një person është gjetur pa shenja jete të mërkurën në Mitrovicën e Jugut. Sipas raportit të Policisë së Kosovës, rasti është raportuar më 23 shtator, rreth orës 08:00.
“Është raportuar se është gjetur pa shenja jete viktima mashkull kosovar”, thuhet në raportin policor.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse, ndërsa ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.