Gazetari Lirim Mehmetaj ka deklaruar se hetimet e Prokurorisë Speciale në lidhje me kontratën për dhënien me qira të fabrikës për përpunimin e mbetjeve shtazore nuk do të ishin ndërmarrë pa publikimin e rastit në emisionin Debat Plus.

Sipas Mehmetajt, Prokuroria ka pasur qasje në dokumentet e dyshimta para se ato të bëheshin publike përmes medias, por nuk kishte ndërmarrë asnjë veprim konkret.

Mehmetaj madje citoi burime nga brenda hetimeve, duke thënë se sinjalizuesit e kishin informuar Prokurorinë më herët, por që rasti mori vëmendjen e duhur vetëm pas trajtimit në televizionin Dukagjini.

“Larg jemi me quajt prokurorë heronj këtu. S’ka heroizëm absolut. Këtë kontratën Prokuroria e ka pas, para se me u bë publike. Sinjalizuesit prokurorisë ia kanë dërguar para se me ua çu gazetarëve. Prokuroria, ta them me citat prej pjesëmarrësve në hetim; mos me pas qenë emisioni i Debat Plusit atë natë, nejt kush se ka pas. Këta ta garantoj…”, ka thënë Mehmetaj.