“Hetuesia” me një kastë të aktorëve aktraktiv

Pas një sezone të suksesshme seriali “Hetuesia” i cili transmetohet çdo të shtunë në RTV Dukagjini, gjatë muajit shtator ka nisur me sezonën e dytë

Pjesë nga xhirimet e episodes së parë të sezonës së dytë të serialit "Hetuesia"

Dy prej personave mjaft të dashur për publikun Granit Uka skenarist dhe aktori Alban Rexhaj, gjatë një bisede në emisionin “Radar” me Edita Dolin, në Radio Dukagjini, treguan për risitë e serialit për këtë sezonë.

“Sezoni i ri ka nisur me disa ndryshime në skenografi, kostume, aktor, qasje të problemeve shoqërore, më ndryshe se sezonin e kaluar duke trajtuar tema të ndjeshme në shoqërinë tonë”, ka thënë skenaristi Granit Uka.

Pjesë e këtij seriali janë edhe emra të aktorëve të njohur të skenës kosovare, por gjatë kësaj sezone do të krijohet hapësirë që në mesin e kastës së zgjedhur të aktorëve të serialit do të ketë edhe aktor të rinj.

“Kasta e aktorëve mbeten në përbërjen pothuajse të njejtë me një risi që epikës tonë iu bashkua edhe aktorja Ryva Kajtazi në cilësinë e shefes së Hetuesisë. Brenda sezonës së dytë do të ketë edhe aktor të Akademisë së Arteve ku do të jenë kohë pas kohe pjesë e serialit”, është shprehur Uka.

Pjesë nga xhirimet e episodes së parë të sezonës së dytë të serialit “Hetuesia”

Edhe Alban Rexhaj, i cili luan rolin e Shaqës, tregoi se ndihet i kënaqur që është pjesë e serialit atraktiv “Hetuesia”

“E gjithë ekipi kemi raporte të mira dhe kjo bënë që puna jonë të refletoj mirë tek shikuesit”.

Seriali “Hetuesia” shfaqet çdo të shtunë në RTV Dukagjini.