Rrugët e Mitrovicës së Veriut duken të qeta të dielën. Megjithatë, këtu kaq qetë nuk ishte edhe gjatë mbrëmjes së kaluar.

Të paktën në dy lokacione ka pasur hedhje të shok-bombave, të cilat shqetësuan banorët e kësaj ane.

Nga këto shpërthime, nuk është raportuar për dëme materiale ose persona të lënduar. E një shpërthim me shok-bombë ndodhi edhe në Zveçan.

Këto nuk ishin incidentet e vetme që ndodhën në veriun e Kosovës. Policia ka ndaluar gjithashtu pesë persona, të cilët në rrugën Izvor – Banjska po drejtorinin dy motorë katër rrotash.

Këta persona fillimisht nuk iu bindën sinjalizimit policor për t’u ndalur gjatë një kontrolle rutionore në trafik, por u zunë shpejtë nga policia.

Në këtë rast kishte disa pretendime se u përdor dhunë ndaj këtyre serbëve, mirëpo Policia e Kosovës i ka mohuar këto deklarime.

E gjatë ditës, në Leposaviq ishte qetë. Shumica e ulëseve të sjellura për protestuesit ishin të zbrazëta.