Hill: Asociacioni, obligim që del nga Marrëveshja e Brukselit

Gjersa ka thënë se Asociacioni nuk mund të krijohet menjëherë dhe se është e nevojshme që të punohet në disa aspekte, Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është obligim që del prej një marrëveshjeje të mëparshme, atë të Brukselit

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, është obligim që del prej Marrëveshjes së Brukselit.

“Të gjithë negociatorët dhe ndërmjetësuesit, qoftë në Bashkimin Evropian, apo në Shtetet e Bashkuara, e kanë konfirmuar që ky është një obligim që del nga Marrëveshja e Brukselit. Është element kyç për të ecur përpara. Pastaj vjen ajo që thuhet në planin franko-gjerman, i cili gëzon mbështetjen e BE-së. Ai përfshin ide më të gjera që do të kërkojnë pak më shumë kohë”, ka thënë Hill.

Ai i ka bërë këto deklarata në ceremoninë e nënshkrimit të një memorandumi bashkëpunimi në mes të Serbisë dhe Agjencisë amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID).

Hill ka thënë, po ashtu, se Asociacioni nuk mund të krijohet menjëherë, duke shtuar se është e nevojshme që të punohet në disa aspekte, transmeton REL.

Kosova dhe Serbia kanë arritur marrëveshje për Asociacionin më 2013 dhe më pas më 2015 mbi parimet për themelimin e tij.

Në po atë vit, më 2015, Gjykata Kushtetuese e Kosovës ka gjetur se marrëveshja nuk është në harmoni të plotë me Kushtetutën.

Serbia kërkon që Kosova të zbatojë marrëveshjet e arritura, por Qeveria e Kosovës është deklaruar kundër një asociacioni njëetnik.

I dërguari i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, ka thënë në një intervistë për Zërin e Amerikës më 20 janar, se bisedimet për krijimin e Asociacionit do të nisin deri në fund të këtij muaji, me “njerëz që kanë ide të mira”.

Presidenti serb ka thënë në një adresim para kombit, më 23 janar, se ekipi diplomatik evropiano-amerikan, i ka thënë atij se nëse ai nuk e pranon planin franko-gjerman për Kosovën, Serbia do të përballet me bllokim të investimeve dhe procesit të integrimit.

Ai ka thënë se ky plan i BE-së, që mbështetet nga Gjermania, Franca dhe SHBA-ja, është kornizë e re negociuse për Serbinë.

Propozimi i BE-së për normalizimin e marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë u është dorëzuar palëve në fund të verës, por përmbajtja e tij nuk është bërë publike.

Shija e redaktorit

Komuna e Prishtinës publikon çmimet e reja për trafikun urban

Komuna e Prishtinës në kuadër të Marrëveshjes së Kredisë mes Trafiku Urban Prishtinë dhe Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim (BERZh), me qëllim të...

Libraria “Dukagjini” fiton çmimin FIDES 2022 për kontributin korporativ

Libraria "Dukagjini" ka marrë të mërkurën e 18 janarit çmimin FIDES 2022 për kontribut korporativ. Ky çmim librarisë "Dukagjini", ju dha për kontributin e vazhdushëm...

Libraria Dukagjini vjen me “BookFest” në Albi Mall

Libraria “Dukagjini” dhe “Albi Mall” kanë bashkuar forcat për një superfestë të librit, me shumë aktivitete e superatmosferë. Për dhjetë ditë me BookFest-in e librarisë...

Më të lexuarat

I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania, 25-vjeçari nga Kosova...

Një 25-vjeçar nga Kosova është ndaluar në Morinë, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Gjermania. Policia njofton se i riu me inicialet J. D,...

Qytetari tregon si i mbeti kamioni në barikada, tregon se...

Një qytetar ka treguar se si i ka mbetur kamioni në barrikadat e vendosura në Veri të Mitrovicës. Ai thotë se i maskuari, duke...

‘Rikthehet’ analisti Dardan Gashi në Debat Plus me sondazh të...

Analisti Dardan Gashi, është rikthyer në emisionin Debat Plus në RTV Dukagnini, pasi kishte lëshuar debatin në mënyrë demostrative pas shfaqjes së një sondazhi...

Të fundit nga rubrika