Hill: Asociacioni të themelohet këtë vit, propozimi franko-gjerman të pranohet nga të dyja palët

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se viti 2023 është vendimtar dhe se beson se është reale që Asociacioni mund të formohet deri në verë, kurse propozimi franko-gjerman të miratohet deri në fund të vitit.

Kështu është shprehur ambasadori Hill në një intervistë për televizionin serb “K1”.

“Mendoj se duhet t’i kthehemi çështjes themelore, e që është e ardhmja e komunitetit serb në Kosovë. Ata kanë jetuar atje me shekuj dhe duan të dinë se si është e ardhmja e tyre. Pra, pyetja themelore është të merremi me atë që buron nga marrëveshja e Brukselit, e kjo është Asociacioni. Asociacioni duhet të zbatohet absolutisht, nëse presim që dikush të ketë besim në marrëveshjet e ardhshme”, tha Hill teksa shtoi se “mendoj se njerëzit duhet të punojnë çdo ditë për të gjetur një zgjidhje. Mendoj se është reale të propozohet që kjo të ndodhë këtë vit, prandaj mendoj se ky vit është domethënës, mendoj se propozimi është pozitiv dhe se mund të realizohet”.

Ambasadori Hill tha se zgjidhja e çështjes së Kosovës është zgjidhje në Ballkan, por edhe zgjidhje për Evropën.

“Ne po flasim për një zgjidhje për Serbinë, Ballkanin dhe Evropën. Unë mendoj se ajo që duhet të bëjmë është të flasim me evropianët për këtë”, ka thënë Hill.

Ambasadori amerikan ka thënë se SHBA-ja përkrah edhe iniciativat rajonale si “Ballkani i Hapur”, ndërsa ka shtuar se falë këtyre iniciativave është rregulluar marrëdhënia mes Tiranës e Beogradit.

“Ajo që i duhet këtij rajoni është një integrim rajonal edhe më i thellë, pasi nëse je kompani që shikon anën se ku të vendosni objektet e juaja prodhuese, atëherë natyrisht se shikoni të mos jetë vetëm në një treg, por të jetë në disa vende, pra janë iniciativa si Open Balkan, që janë absolutisht të shkëlqyera. Ka pak raste ku Beogradi dhe Tirana kanë pasur marrëdhënie kaq të mira sot. Kjo lidhet pikërisht me këtë iniciativë. Ne mbështesim iniciativa të tilla, duam të ndihmojmë njerëzit që të ndihmojnë veten, por duhet të jetë diçka që e ka origjinën nga ky rajon”, shtoi Hill.

Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika