Hill: Hashim Thaçi nuk ishte vendimmarrës

Dëshmitari Christopher Hill, ish-i dërguar i SHBA-së për Kosovën gjatë periudhës së luftës, ka dhënë dëshmi për rolin e Hashim Thaçit në proceset politike dhe ushtarake të kohës, duke theksuar se Thaçi nuk kishte fuqinë vendimmarrëse që i atribuoheshin nga perceptimi i jashtëm.

Gjatë pyetjeve nga gjykatësi Christoph Barthe, Hill u pyet se si ishte e mundur që Thaçi, i cili sipas tij nuk dihej nëse ishte themelues i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK), të kishte një rol kaq të rëndësishëm në marrëveshjen e Rambujesë dhe më pas në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës.

Hill shpjegoi se nuk kishte një shpjegim të saktë, por përshtypja e tij ishte se Thaçi nuk ishte vendimmarrës.

“S’kam shpjegim, por kam mendime. Në nga to është mbase nuk ishte aq i fuqishëm sa shikohej nga jashtë. Sepse çdo vendim që merrte ai vinte si rezultat i shumë konsultimeve pararendëse. Përshtypja ime është që ai ishte një bashkëbisedues i besueshëm, por nuk ishte vendimmarrës.

Kjo përshtypje bënte kuptim kur ai na tha se nuk mund të pajtohej lidhur me atë që ishte bërë në Rambuje, dhe shembull na tha që nëse pajtohej pa u konsultuar kur të kthehej do ta vrisnin. Një vendimmarrës nuk e bën një koment të kësaj natyre. Unë e kam kuptuar se ai ishte i besuar për të mbledhur informacione. Atij i besohej të parashtronte argumentet e UÇK-së, por nuk ishte i besuar në vendimmarrje, nuk i ishte lënë në dorë vendimmarrja”, ka thënë Hill.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika