Ambasadori i Shteteve Bashkuara të Amerikës, Christopher Hill, ka thënë se Shtetet e Bashkuara janë duke i thelluar marrëdhëniet me Serbinë, dhe kjo nuk ka të bëjë me dialogun ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Më tej ai ka treguar se kompanitë më të mira amerikan janë duke investuar në Serbi.

“Në Serbi po investohen nga kompanitë më moderne dhe më të mira amerikane, për të ndihmuar në të ardhmen e Serbisë dhe të rinjve këtij shteti”, ka shkruar Ambasada e SHBA-ve në Beograd.

“Kjo nuk ka të bëjë me dialogun e Brukselit, por me marrëdhëniet gjithnjë e më të suksesshme ndërmjet Serbisë dhe SHBA-së”.

“Kjo është një shenjë e marrëdhënieve gjithnjë e më të mira në mes të Serbisë dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Dy vendet tona kanë shumë për t’i ofruar njëri-tjetrit”, ka përfunduar ai.

Najbolje i najsavremenije američke kompanija ulažu u Srbiju, njenu budućnost i mlade ljude. To nema veze sa Briselskim dijalogom već sa sve uspešnijim odnosima Srbije i SAD. Naše dve zemlje mogu jedna drugoj mnogo da ponude. @usambserbia za @EuronewsSerbia pic.twitter.com/qoKo1lyos4

— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) April 8, 2023