Hill: Kosova t’i përmbushë obligimet nga Marrëveshja e Brukselit, përndryshe e komplikon rrugën drejt BE-së

"Kosova duhet t’i përmbushë obligimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit dhe nëse nuk e bën, sigurisht që komplikon interesin e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera", ka deklaruar ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se ShBA-ja pret që Kosova t’i përmbushë të gjitha obligimet e dala nga Marrëveshja e Brukselit.

Në një intervistë për gazetën serbe “Blic””, Hill ka thënë po ashtu se Kosova dëshiron të anëtarësohet në BE, mirëpo për ta bërë këtë, duhet “ta kalojë gjithë procesin”.

“Sa i përket dëshirës së Kosovës dhe aplikimit të saj në Këshillin e Evropës, do të flitet shumë, do të ketë një debat të gjallë dhe në një farë mënyre e gjitha është e lidhur me Marrëveshjen e Ohrit. Marrëveshja e Ohrit vendos disa detyrime e kërkesa nga të dyja palët, kështu që ne duhet të shohim se si do të shkojë, por sigurisht që ata duan të anëtarësohen në Bashkimin Evropian, mendoj se kjo është e qartë për të gjithë ne, por ata duhet ta kalojnë të gjithë procesin. Sa i përket Kosovës, unë mund të flas vetëm në emër të Qeverisë sime, sepse ka shumë diskutime për këtë temë në Quint. Por qëndrimi i Qeverisë sime është se Kosova duhet t’i përmbushë obligimet e saj nga Marrëveshja e Brukselit dhe nëse nuk e bën, sigurisht që komplikon interesin e saj për të qenë pjesë e Bashkimit Evropian dhe organizatave të tjera”, tha Hill.

Sa i përket Asociacionit, diplomati amerikan beson se kjo do të ndodhë pasi sipas tij është i nevojshëm si për të ardhmen e Serbisë ashtu edhe të Kosovës.

Mendoj se do të ndodhë, se Asociacioni i Komunave me Shumicë Serbe është shumë i arsyeshëm – një zgjidhje për të gjithë. Do të ndihmonte në tejkalimin e shumë problemeve dhe vështirësive aktuale që ka komuniteti serb në Kosovë. Mendoj se është i nevojshëm për të ardhmen e Serbisë, dhe mendoj për të ardhmen e Kosovës, kështu që besoj se do të ndodhë. Është një proces negociues që është i vështirë. Shumë lëvizje luajnë rol në këtë, por mendoj se ajo që është thelbësore, e kam thënë tashmë shumë herë, është se është e rëndësishme për komunitetin serb në Kosovë se cila do të jetë e ardhmja e tyre dhe cila do të jetë e ardhmja e fëmijëve të tyre dhe mendoj se AKS është mënyra më e mirë për ta arritur atë”, theksoi Hill.

Shija e redaktorit

Nxënësit e Rahovecit e mirëpritën prezantimin e lektyrave nga “Dukagjini”

Fillim java, në Rahovec për dhjetëra nxënës të ciklit të ulët të shkollave fillore solli më të dashurit për ta, personazhet të cilat shumica...

E jashtëzakonshmja Distria Krasniqi, ia sjell Kosovës medaljen e artë...

Xhudistja Distria Krasniqi e ka fituar të artën në Grand Slam të Parisit në kategorinë deri në 52 kilogramë. Krasniqi kishte një rrugëtim të gjatë...

Promovohet libri i ri i Luan Tashit mbi Ali Pashë...

Më 5 shkurt (e enjte), në orën 18:30, në Librarinë Dukagjini, në sheshin “Nënë Tereza”, do të promovohet libri më i ri i studiuesit...

Të fundit nga rubrika