Hill: Marrëveshja e Ohrit ka të bëjë me Kosovën dhe jo me pakicat kombëtare në Serbi

"Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhet ndonjë çështje tjetër, çështje të pakicave këtu apo në pjesë të tjera të vendit”, ka thënë Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se SHBA-të i qëndrojnë pas marrëveshjes së Ohrit në mes të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, teksa shton se duan të shohin zbatimin e plotë të saj.

Kështu ka thënë ai në një konferencë për media gjatë vizitës në Bujanoc.

“Është shumë e rëndësishme që qytetarët duhet të dinë se çfarë po ndodh me marrëveshjen ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. SHBA-të janë shumë të interesuara për suksesin e kësaj marrëveshjeje, ne qëndrojmë pas saj dhe duam ta shohim zbatimin e plotë të kësaj marrëveshjeje.

Sipas tij, qëllimi i dialogut është zgjidhja e problemeve midis dy vendeve fqinje.

“Duhet të jem shumë i qartë kur them se dialogu në Bruksel ka të bëjë me zgjidhjen e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Qëllimi i dialogut nuk është që të zgjidhet ndonjë çështje tjetër, çështje të pakicave këtu apo në pjesë të tjera të vendit”, ka thënë Hill në Bujanoc.

“Marrëveshja e arritur nuk ka ndërmend të kalojë kufijtë në asnjë mënyrë”, theksoi ambasadori amerikan.

I pyetur nga gazetarët për letrën e kongresmenëve amerikanë të cilët pas takimit me politikanë shqiptarë nga Bujanoci dhe Presheva, i kërkuan Sekretarit të Shtetit Amerikan Anthony Blinken që të formojnë një komunitet të komunave shqiptare, Hill tha se respekton atë që thonë kongresmenët, por sipas tij një komunitet i tillë nuk është pjesë e Marrëveshjes së Brukselit.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika