Hill: Marrëveshja në Ohër nuk është arritur lehtë, pritet zbatim konkret

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, ka theksuar se është momenti kyç – për zbatimin e marrëveshjes

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Christopher Hill, të hënën e 10 prillit ka thënë se marrëveshja e Ohrit, si dhe marrëveshjet e tjera në mes të Kosovës dhe Serbisë, nuk janë arritur lehtë, teksa shton se ka ardhur momenti kur pritet zbatim konkret.

Në një deklaratë për gazetarët në Valjevë, Hill ka theksuar se është momenti kyç – për zbatimin e marrëveshjes.

Ai shtoi se momenti është i vështirë, por të njëjtin e konsideron plot shpresë, dhe se pret zbatim në të ardhmen.

“Sa i përket marrëveshjes së Ohrit dhe marrëveshjeve të tjera, për asnjë moment nuk kam thënë se është diçka e lehtë dhe se do të jetë e lehtë, por mendoj se kemi arritur një moment kyç në kuptimin që duhet të presim që diçka të ndodhë në aspektin e zbatimit. Është moment i vështirë, por njëkohësisht është një moment plot shpresë. Ne presim zbatimin në të ardhmen”, tha Hill, shkruan Danas.

Ndryshe, i dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka thënë se kjo javë që po lëmë pas ka qenë e ngarkuar me takimin i cili u zhvillua në Bruksel, në kuadër të kryenegociatorëve në dialogun Kosovë Serbi.

Përmes një postimi në Facebook, Lajçak ka thënë se të dyja palët në kuadër të takimit, diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për rrugën e normalizimit dhe çështjet urgjente aktuale.

Lidhur me takimin, Lajçak e ka informuar edhe këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet.

“Këtë javë isha i zënë me takime në Bruksel, ku organizuam një takim Dialogu në nivel të kryenegociatorëve. Kryenegociatorët nga Kosova dhe Serbia diskutuan për zbatimin e Marrëveshjes për Rrugën e Normalizimit dhe çështjet urgjente aktuale”.

“U takova gjithashtu me Këshilltarin e Departamentit të Shtetit, Derek Chollet. Ishte mirë të flitej për zhvillimet e fundit në Ballkanin Perëndimor. Unë gjithashtu e informova atë për takimin e dialogut dhe të kryenegociatorëve. Ne ramë dakord për nevojën e zbatimit të menjëhershëm në mirëbesim. Unë jam shumë mirënjohës për partneritetin dhe koordinimin e fortë me Shtetet e Bashkuara kur bëhet fjalë për Dialogun”, ka thënë ai.

Lajçak për takimin Bislimi-Petkoviq: U dakorduam për zbatim të menjëhershëm të marrëveshjes

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika