Hill: Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi Christopher Hill

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka paralajmëruar se marrëveshja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë.

Më tej, ai ka vlerësuar se pala serbe është e gatshme dhe konstruktive për një marrëveshje.

“Marrëveshja nuk do të jetë e lehtë për asnjërën palë. Mendoj se pala serbe ishte e gatshme dhe konstruktive dhe shpresoj që të gjithë pjesëmarrësit në negociata të bëjnë të njëjtën gjë”, thuhet në njoftimin e Ambasadës Amerikane në Beograd.

  • https://www.dukagjini.com/shba-ja-e-keshillon-kosoven-qe-te-themeloje-asociacion-ne-menyre-qe-te-jete-nje-vend-sovran-dhe-integruar-ne-strukturat-euroatlantike/

Nga ana tjetër, ambasada e SHBA-ve në Kosovës, ka reaguar duke thënë se Kosova duhet të themeloj Asociacionin e Komunave me shumicë serbe, sepse kjo ia hap rrugën vendit për të qenë një shtet sovran dhe i integruar në strukturat euroatlantike.

SHBA po e këshillon Kosovën si aleat i ngushtë i saj thuhet ndër të tjera në reagim.

“Si miku dhe aleati më i ngushtë i Kosovës, ne besojmë se duke punuar për themelimin e ASK-së, Kosova do të realizojë një element kritik të nevojshëm për të ndërtuar të ardhmen e saj të drejtë si një vend sovran, multietnik dhe i pavarur, i integruar në strukturat euroatlantike”, thuhet në reagimin e Ambasadës së SHBA-ve në Prishtinë.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika