Hill: Një nga çështjet më të rëndësishme është themelimi i shpejtë i Zajednicës
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se marrëveshja e Ohrit është e mirë për Serbinë, ndërsa sipas tij, çështja kryesore është themelimi i shpejtë i Zajednicës. “Marrëveshja është pa mëdyshje e mirë për Serbinë. Një nga çështjet më të rëndësishme është nevoja për themelimit të shpejtë të ‘Zajednicës’ […]
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se marrëveshja e Ohrit është e mirë për Serbinë, ndërsa sipas tij, çështja kryesore është themelimi i shpejtë i Zajednicës.
“Marrëveshja është pa mëdyshje e mirë për Serbinë. Një nga çështjet më të rëndësishme është nevoja për themelimit të shpejtë të ‘Zajednicës’ së Komunave Serbe në Kosovë”, ka shkruar Ambasada e SHAB-ve në Twitter.
Sipas Hillit, Kosova dhe Serbia janë në kohën e duhur kur duhet t’i normalizojnë marrëdhëniet.
“Një moment kyç është duke u arritur në procesin e dialogut në Bruksel për Marrëveshjen e ardhshme për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”, ka thënë Hill.
Dolazi do ključnog momenta u procesu dijaloga u Briselu o budućem Sporazumu o normalizaciji odnosa Beograda i Prištine. Sporazum je definitivno dobar za Srbiju. Jedno od najvažnijih pitanja je potreba da se što pre osnuje Zajednica srpskih opština. @usambserbia za @EuronewsSerbia pic.twitter.com/a5rDXEYhyD
— Američka ambasada (@USEmbassySerbia) April 8, 2023















