Hill për sulmet e NATO-s në Serbi: Kur dështon diplomacia rezultatet mund të jenë tragjike

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi Christopher Hill

Ambasadori i ShBA-së në Serbi, Christopher Hill, e ka përkujtuar 24-vjetorin e sulmeve të NATO-s në Serbi.

Hill tha se gjatë karrierës së tij si diplomat, ka mësuar se kur diplomacia dështon atëherë rezultat mund të jenë tragjike.

“Unë ia kam kushtuar jetën diplomacisë – gjetjes së zgjidhjeve diplomatike për problemet në dukje të pazgjidhshme. Gjatë karrierës sime, kam mësuar se ndonjëherë diplomacia dështon. Kur ndodh, rezultatet mund të jenë tragjike”, ka thënë ai.

Hill ka shprehur ngushëllime për familjet e atyre që kanë humbur jetën gjatë viteve 1990.

“Unë shpreh ngushëllimet e mia personale për familjet e atyre që humbën jetën gjatë luftërave të viteve 1990, përfshirë si rezultat i fushatës ajrore të NATO-s. E di që populli serb nuk do ta harrojë kurrë atë kohë të tmerrshme, e as nuk duhet ta harrojë”, ka thënë Hill.

Më 24 mars bëhen 24 vjet nga fillimi i bombardimeve të NATO-s mbi caqet ushtarake dhe policore në ish-Jugosllavi. Fushata që i dha fund luftës në Kosovë, zgjati 78 ditë. Në javët e para pas mbarimit të luftës, mbi 50 mijë ushtarë të NATO-s u vendosen në Kosovë për të ruajtur paqen.

Bombardimet e NATO-s ishin përgjigje ndaj krimeve kundër njerëzimit në Kosovë, masakrave, torturave e dëbimeve që po u bëhej shqiptarëve nga makineria serbe.

NATO besonte se situata në Kosovë përbënte një kërcënim për stabilitetin rajonal dhe kishte potencial për t’u përhapur në vendet fqinje. Fushata e bombardimeve kishte për qëllim të ndalonte dhunën dhe të sillte një zgjidhje për konfliktin. NATO argumentoi se përdorimi i forcës ishte i nevojshëm, sepse përpjekjet diplomatike për të zgjidhur situatën kishin dështuar dhe qeveria serbe nuk ishte e gatshme të negocionte.

Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika