Hill: Serbia ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it për kthimin e ushtrisë në Kosovë, por zgjidhja duhet të jetë politike

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill ka thënë se Serbia ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it për kthimin e ushtrisë në Kosovë por "se është e nevojshme një zgjidhje politike e jo ushtarake"

Ambasadori amerikan në Serbi, Christopher Hill





Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës (ShBA) në Serbi, Christopher Hill, ka thënë se Serbia ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it për kthimin e ushtrisë në Kosovë, por sipas tij, “është e nevojshme një zgjidhje politike” shkruan N1.

“Natyrisht se Qeveria e Serbisë ka të drejtë t’i drejtohet KFOR-it. Por kjo është një çështje që mbetet politike dhe prandaj kërkon një zgjidhje politike. Unë nuk shoh mundësinë e një zgjidhjeje ushtarake”, ka thënë Hill.

Hill, ndër të tjera, ka thënë se duhet “të qetësojmë situatën dhe të krijojmë paqe dhe stabilitet në atë zonë” në mënyrë që “njerëzit që jetojnë atje të mund të kenë pritshmëri të qarta se si do të jetë jeta e tyre në të ardhmen, dhe kjo mund të arrihet përmes themelimit të Asociacionit të Komunave me shumicë serbe”.

Ky reagim i tij vjen pasi Beogradi më tetë dhjetor paralajmëroi shqyrtimin e vendosjes së forcave të veta në Kosovë, në bazë të Rezolutës 1244 të Kombeve të Bashkuara.

Ndërsa, emisari amerikan, Gabriel Escobar në një intervistë për Radio Evropa e Lirë kishte thënë se një gjë e tillë nuk mund të ndodhë, pasi “Kosova ka garanci të forta të sigurisë nga ShBA”.

Ndryshe, presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiq, bëri të ditur se pas seancës së 15 dhjetorit, Qeveria e Serbisë do t’i dërgojë kërkesë komandantit të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, për të dërguar deri në një mijë forca të sigurisë në Kosovë.





Shija e redaktorit

SHBA kërkon mbylljen e UNMIK-ut: Kosova s’mund të trajtohet si...

Përfaqësuesja e Shteteve të Bashkuara në Këshillin e Sigurimit të Organizatës së Kombeve të Bashkuara (OKB), Tammy Bruce, ka ritheksuar qëndrimin e SHBA-së për...

Ambasada e SHBA-së në Prishtinë shënon 18-vjetorin e ngritjes

Më 8 prill 2008, statusi i Misionit të Shteteve të Bashkuara në Prishtinë ndryshoi zyrtarisht nga “Zyrë e SHBA-së” në “Ambasadën e SHBA-së në...

Ipeshkvi Dodë Gjergji uron Fitër Bajramin nga BIK-u: Thirrje për...

Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji, ka uruar të gjithë qytetarët e Kosovës me rastin e festës së Fitër Bajramit, pavarësisht përkatësisë së tyre fetare. Së...

Të fundit nga rubrika