Hill: ShBA e gatshme të ndihmojë Serbinë të largohet nga ndikimi i Rusisë

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se Serbia ka nevojë për diversifikim dhe largim nga Rusia për sa i përket furnizimit me energji

Christopher Hill, ambasador amerikan në Serbi





Të martën, ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se është e nevojshme që Serbia të largohet nga ndikimi i Rusisë sa i përket furnizimit me energji elektrike.

Hill, duke komentuar njoftimin e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, për ndërtimin e një tubacioni të ri të naftës përmes të cilit Serbia do të merrte naftë ruse përmes tubacionit të naftës Druzhba në Hungari, tha se është e nevojshme që Serbia të diversifikojë furnizimin e saj me energji dhe në këtë drejtim “të largohet nga Rusia”, e cila është dëshmuar të jetë një “furnizues jo i besueshëm”.

“Nuk e di nëse jam në gjendje të komentoj, nuk i di detajet, por Serbia duhet të diversifikojë sistemin e saj energjetik dhe të largohet nga Rusia në këtë drejtim. Për momentin, po punohet shumë për të ndihmuar Serbinë që të largohet nga Rusia dhe të ndalojë së qeni i varur nga burimet ruse të energjisë”, ka deklaruar Hill.

Po ashtu, ambasadori amerikan ka theksuar se ShBA-ja ka pasur diskutime shumë të gjera me Bashkimin Evropian (BE) në lidhje me propozimin për zgjidhjen e problemit të Kosovës të paraqitur nga kancelari gjerman, Olaf Scholz dhe presidenti francez, Emmanuel Macron.

Ai ndër të tjera theksoi se ShBA-ja mbështet angazhimin e përfaqësuesve të nivelit të lartë të BE-së për zgjidhjen e problemit, për të cilin tha, “shpresojmë ta lëmë pas”.





Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika