Hill: Thaçi nuk mund të lëvizte gjërat brenda UÇK-së

Ish-diplomati amerikan Christopher Hill ka dhënë dëshmi në lidhje me rolin e udhëheqësve të UÇK-së, duke thënë se Hashim Thaçi, përkundër pozitës së tij politike, nuk kishte ndikim të plotë mbi aktivitetet operative të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë përgjigjeve për gjyqtarin Fergal Gaynor, Hill ka thënë se UÇK-ja ishte një lëvizje çlirimtare e armatosur, por përbëhej nga grupe të ndryshme që vepronin “sipas kokës së tyre”.

Sipas tij, Thaçi nuk kishte kapacitet të lëvizte gjërat brenda organizatës, duke e krahasuar rolin e tij me atë të një ministri të Punëve të Jashtme, që nuk merr vendime për çështjet e brendshme të strukturave luftarake.

“Udhëheqësi politik është një person që luan një rol të ministrit të Jashtëm, nëse mund ta them kështu, dhe nuk është përgjegjës për punët e brendshme.

Përshtypja ime është që nëse shikoni historikun e Thaçit, formimin e tij, nuk ka asgjë që sugjeron se mund të lëvizte gjërat brenda UÇK-së. Por, në pikëpamjen e jashtme ai e kuptonte se si funksiononte bota dhe e kuptonte që është e rëndësishme që SHBA-ja të ishte në anën e tyre”, ka thënë Hill.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika