Hill vazhdon dëshminë në Speciale

Christopher Hill, ish-i dërguar i posaçëm i SHBA-së gjatë luftës në Kosovë, do të vazhdojë të mërkurën dëshminë e tij në Gjykatën Speciale në Hagë.

Dëshmia e Hill do të vazhdojë prej orës 09:00.

Ndërkaq, gjatë ditës së dytë, Hill foli për rolin e Thaçit gjatë viteve të konfliktit 1998–1999 dhe theksoi se nuk kishte asnjë dëshmi që Thaçi të kishte urdhëruar aktivitete të paligjshme gjatë luftës.

Hill: Nuk e di nëse Thaçi ishte ndër themeluesit e UÇK-së

Hill: Nuk besoj dhe s’kam dëgjuar që Thaçi të ketë urdhëruar aktivitete të paligjshme

Gjatë dëshmisë, Hill gjithashtu komentoi rolin e Jakup Krasniqit dhe tha se nuk e kishte konsideruar atë si një figurë kryesore në UÇK, duke shtuar se kjo ishte një sfidë për amerikanët gjatë periudhës së konfliktit, pasi ishin detyruar të udhëtonin në zona të rrezikshme për të gjetur përfaqësues të UÇK-së për negociata.

Hill deklaroi se kishte qenë i vetëdijshëm për mospajtimet mes shqiptarëve, por kjo nuk e shqetësonte, sepse misioni i tij ishte ndalimi i luftimeve mes shqiptarëve dhe serbëve.

Ai gjithashtu tha se nuk kishte dijeni që Hashim Thaçi të ishte ndër themeluesit e UÇK-së dhe se nuk kishte diskutuar çështje të personave të ndaluar nga UÇK-ja gjatë takimeve me Thaçin në Kosovë gjatë vitit 1998.

Shija e redaktorit

Rama e Çeku përballen më 6 nëntor për Prishtinën në...

Të enjten, studio e “Debat Plus” në TV Dukagjin do të jetë nikoqire e debatit vendimtar për garën për Prishtinën në raundin e dytë...

Njohja nga Siria, ambasadori gjerman përgëzon Osmanin

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Rainer Rudolph, ka reaguar pas njohjes së paravarësisë së Kosovës nga Siria. Rudolph ka përgëzuar presidenten e vendit, Vjosa Osmani...

Kurti pritet nga Macron në Pallatin Presidencial në Paris

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, është pritur nga presidenti i Francës, Emmanuel Macron, në pallatin presidencial Elysee, ku mori pjesë në darkën...

Të fundit nga rubrika