Hill: Zgjidhja e situatës në Kosovë është e rëndësishme për Serbinë që të anëtarësohet në BE

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi Christopher Hill

Ambasadori amerikan në Beograd, Christopher Hill, ka thënë se negociatorët evropianë dhe amerikanë duan formimin e Asociacionit të Komunave me shumicë serbe dhe anëtarësimin e Kosovës në organizatat ndërkombëtare.

“Zgjidhja e situatës në Kosovë është e rëndësishme që Serbia t’i përkushtohet detyrës së saj qendrore për t’u përgatitur për anëtarësim në Bashkimin Evropian, duke u përkushtuar ndaj një sërë parimesh të përbashkëta të BE-së”, ka thënë Hill.

Ai foli edhe për faktin se Serbia duhet të bëjë atë që është në interesin e saj, pra t’i bashkohet sanksioneve kundër Rusisë.

“E keqja duhet të kundërshtohet dhe Bashkimi Evropian po e bën këtë”, ka sqaruar Hill.

“Serbia i kundërshtoi sanksionet për një kohë të gjatë dhe të gjithë e kuptuan mesazhin e saj, por edhe pse për çdo gjë ka një moment dhe një kohë, ajo kohë tani po mbaron”, ka deklaruar ai.

“Serbia duhet të bëjë atë që është në interesin e saj, dhe nuk kam asnjë dyshim për sinqeritetin e lidershipit serb, kur ajo lidership shpreh qartë dëshirën e saj për t’u bërë pjesë e Bashkimit Evropian dhe për të kaluar pjesën e fundit të rrugëtimit të saj drejt Perëndimit. Mesazhi është i qartë. Serbia do të jetë pjesë e Evropës. Ajo tashmë po ndodh. Është vetëm çështje ritmi dhe shtrirjeje”, ka përfunduar ambasadori amerikan në Serbi, raporton N1.

Shija e redaktorit

Lansohet platforma e-Komuna, Kurti: Drejt një qeverisjeje digjitale me fokus...

Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ka organizuar të premten ceremoninë e lansimit të shërbimeve të e-Komuna, e cila është pjesë e platformës shtetërore...

ASK: Në Kosovë s’ka rënie të madhe të numrit të...

Procesi i regjistrimit të popullsisë në Kosovë përfundon këtë të premte, pas fillimit të tij më 5 prill, rezultatet preliminare të të cilit pritet...

Osmani bisedon me homologun gjerman, diskuton rëndësinë e anëtarësimit të...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, të martën mbrëma ka zhvilluar një bisedë telefonike me homologun gjerman, Frank-Walter Steinmeier. Në një postim në rrjetin social "X",...

Të fundit nga rubrika