Historia e artistit të madh Raphael Sanzio

Sanzio si arkitekt dhe arkeolog, ofroi dizajne në një gamë të gjerë mediash

Me humbjen e artistit të madh, Raphael Sanzio, më 6 prill 1520, në atë kohë ishte raportuar se Papa, Leo X, ishte zhytyr në pikëllim. Vdekja e tij i shkaktoi pra një reagim të jashtëzakonshëm atij.

Në Galerinë Kombëtare të Londrës është paraqitur edhe një përkushtim i punë së tij.

Raphael njihej edhe si “shpëtimtari i Romës”, ka thënë Kuratori Matthias Wivel.

Andaj, edhe trupi i tij ishte transportuar në një kortezh funerali me pishtarë në një meshë në Vatikan, pasuar nga varrimi në Panteon.

“Ky artist, është më i njohur për pikturat dhe afresket e tij dhe deri diku, vizatimet e tij. Por, ai ishte edhe arkitekt dhe arkeolog dhe si i tillë ai ofroi dizajne në një gamë të gjerë mediash, nga skulptura dhe printimet tek tapiceria dhe mozaiku”.

”Ai është një nga gjigantët e Rilindjes Italiane. Raphal ka lindur në rajonin Marche në Itali në pranverën e vitit 1483. Familja e tij jetonte në Urbino. Babai i Raphaelit, Giovanni Santi, ishte piktor në oborrin e kulturuar të Federico da Montefeltro. I mbetur jetim në moshën 11-vjeçare, nga fundi i adoleshencës Raphaeli kishte marrë përsipër punëtorinë e familjes dhe punonte në mënyrë të pavarur në komisionet kryesore në rajon, kryesisht piktura,” ka thënë Matthias Wivel.

Pra, shohim se Raphaeli edhe pse i mbetur jetim në një moshë shumë të re, përsipër ka pasur punën dhe familjen, një artist i njohur për piktura, dizajne dhe fusha të tjera të lartëpërmendura.

Pas vdekjes së tij, ndikimi i tij ishte shumë i madh deri në shekujt 18 dhe 19. Madje veprat e tij, kosideroheshin si modelet më të larta.

“Në fillim të viteve 1500, ai ofronte dizajne për të tjerët për të pikturuar. Raphaeli u vendos në Firence nga viti 1504. Fillimisht ai shkoi për të mësuar nga artistët atje: nga Leonardo da Vinci dhe Michelangelo”.

”Në piktura të tilla, si “Portreti i një gruaje” e shohim të pasqyruar edhe modelin e Da Vincit, në shprehjen e jetës së brendshme të tij. Ndikimi i teknikave të tyre dhe përbërja e veprës së tij u bë shpejt e dukshme në veprat e Raphaelit.”

Veprat që ka krijuar ky artist, të gjitha kanë qenë me motive të fuqishme, të cilat kanë ndikuar në gjithë shoqërinë e atëhershme.

“Motivet e artistëve të mëdhenj, shihen në secilin punim të tij. Dhe nga ajo periudhë shumë vizatime kanë mbiejtuar me stilolaps dhe ngjyrë. Mësimet që Rafaeli i mori nga Leonardo, e mësuan atë të shprehej lirshëm, dhe planet e tij u bënë gjithnjë e më komplekse dhe tredimensionale, siç mund ta shohim në vepra si ajo e ‘Familja e Shenjtë me një shegë’ ose ‘Vajtimin e Krishtit’ ”.

”Këto vepra patën ndikim të madh edhe përtej Romës.  Reputacioni i Rafelit kishte vazhduar të rritet edhe në 1508. Ai u thirr në Romë nga Papa Julius II. Ai ishte ende vetëm 25 vjeç. Raphael u porosit t’i punonte  apartamentet private të Papës, ‘Stanze’ në Pallatin e Vatikanit. Dhomën e parë që përfundoi Biblioteka personale e Papës, e ashtuquajtura ‘Stanza della Segnatura’, konsiderohet si kryevepra më e madhe e Rafaelit”, është shprehur Kuratori Matthias Wivel.

Shija e redaktorit

Votohet buxheti për vitin 2025

Me pesë vota për, asnjë kundër dhe asnjë abstenim, Komisioni parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere ka votuar buxhetin për vitin 2025. Buxheti prej 3.6...

Trump, presidenti i ri i SHBA-së

Kandidati i republikanëve, Donald Trumpit është fituesi i zgjedhjeve presidenciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Ai ka tejkaluar pragun prej 270 vendeve të...

Haradinaj bën homazhe pranë shtatores së Zahir Pajazitit: Ishte ndër...

Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës(AAK), Ramush Haradinaj, ka bërë homazhe pranë shtatores së heroit të kombit, Zahir Pajaziti në Prishtinë në ditëlindjen...

Të fundit nga rubrika