Historia e importit të drogës ‘Captagon’ nga Irani në Kosovë

Në emisionin “Kallxo Përnime” po transmetohen pamjet ekskluzive të kapjes së një sasie të drogës, vlera e të cilës llogaritet të jetë mbi një milion euro

Ilustrim

Policia e Prokuroria e Ferizajt kanë arritur që brenda shtëpisë në Ferizaj të konfiskojnë 67 kilogramë narkotikë të llojit ‘Captagon’.

Kjo drogë është shumë e rrezikshme dhe hyn në familjen e heroinës.

Droga e sekuestruar ka qenë e gatshme për të dalë në treg, pasi ajo fillimisht ishte përpunuar në një shtëpi në fshatin Firajë të komunës së Shtërpcës e pastaj ishte paketuar në një shtëpi në fshatin Varosh të Ferizajt.

Grupi kishte arritur që drogën si lëndë të parë ta merrte në Iran e pastaj përmes Turqisë ta importonte në Kosovë, ku e kanë përpunuar dhe e kanë bërë gati për treg.

Dyshimet e para janë se droga me vlerë mbi 1 milion euro kishte destinacion shtetet e Perëndimit pasi që në Kosovë ishte hera e parë që ishte hasur kjo lloj droge.

9 persona nga rrethina e Ferizajt e po ashtu 6 shtetas turq që kishin arritur të bashkëpunonin për krijimin e një grupi që drogën e llojit “Captagon” ta përpunonin në Kosovë, kanë rënë në pranga në aksionin e titulluar “Gropa”.

Arrestimi i 15 personave më 23 maj të këtij viti erdhi pas një pune me masa të fshehta të vëzhgimit e hetimi që ishte nisur nga Policia e antidrogës nën urdhrat e Prokurorisë së Ferizajt në nëntorin e vitit 2021.

Grupi i përbërë nga personave nga Kosova e Turqia dyshohej se po sillnin ne vendin tonë lëndën e parë për prodhimin e llojit të drogës së quajtur “Captagon”, një drogë shumë e rrezikshme.

Në Kosovë grupi kishte arritur që të krijojë dy laboratorë, njërin në komunën e Shtërpcës e tjetrin në komunën e Ferizajt.

Procesi i përpunimit kishte filluar në një shtëpi në komunën e Shtërpcës e pastaj ishte finalizuar në një shtëpi në komunën e Ferizajt.

Në vendin e ngjarjes përveç prokurorit të rastit kishte dalë edhe kryeprokurori i Ferizajt, Shukri Jashari. Ai njoftohet nga hetuesi i antidrogës se çka është hasur në shtëpinë e parë në Varosh të Ferizajt.

“Pas hetimit disamujor kemi filluar edhe bastisjen ku kemi hasur 145 paketime të dyshuara të jetë e llojit heroinë apo Captagon  që është drogë e rrezikshme, pastaj janë hasur edhe preparatet shtesë për prodhimin e drogës ndërsa jashtë janë mjetet tjera po ashtu që janë përdorur”, ka theksuar hetuesi i Policisë.

Në fillimin e aksionit Policia dhe Prokuroria hasin në llojin e drogës e cila nuk ishte hasur me parë në vendin tonë. Pasi kanë siguruar vendin e ngjarjes dhe kanë arrestuar disa persona të dyshuar, njësiti i Policisë bën edhe testin e parë të drogës, e cila rezulton të jetë ‘Captagon”.

“Momentalisht operacioni është duke u zhvilluar janë duke u bastisur edhe 6 lokacione të tjera edhe një shtëpi ku ka qenë edhe pikënisja edhe atje janë gjetur dëshmi tjera si gaz maska dhe pajisje tjera  për përpunimin e drogës, për njoftim deri me tani janë arrestuar 11 persona, një është në arrati”, theksoi hetuesi i Policisë.

Kryeprokurori Shukri Jashari ka treguar që sipas hetimeve rezulton se droga e ardhur ne Kosovë nga ky grup ishte marrë fillimisht si lëndë të parë në shtetin e Iranit e pastaj përmes Turqisë e kanë sjell në Republikën e Kosovës, ku fillimisht në një shtëpi në fshatin Firajë, komuna e  Shtërpcës, e kanë filluar përpunimin e pastaj procesin e kanë përfunduar në një laborator të improvizuar, në një shtëpinë në Varosh, komuna e Ferizajt.

“Kjo shtëpia këtu është përdorur për ndarjen e narkotikut në qese nga 500 gramë, ndërsa është edhe një shtëpi tjetër që është përdorur si laborator, ne bazë të llogaritjeve të para bëhet fjalë për një vlerë mbi 1 milion euro. Në Kosovë është futur në mallra të tjera dhe ka ardhur këtu dhe është përpunuar në dy laboratorë, ka ardhur si lëndë e parë nga Irani në Turqi pastaj në Kosovë është përpunuar”, tha Jashari.

Në fshatin Firajë kishte ndërhyrë Policia.

Të dyshuarit aty kishin tentuar t’i fshihnin faktet nga të cilat do mund të dëshmohej së është përpunuar droga por reagimi i shpejtë ka arritur të gjejë prova të mjaftueshme se brenda asaj shtëpie ishte përpunuar droga.

“Gjendemi në fshatin Firajë komuna e Shtërpcës. Kjo shtëpi është përdorur si laborator për prodhimin e drogës, këto janë disa acide që janë përdorur për prodhimin, brenda shtëpisë ka gaz maska, vërehet edhe aroma e rendë kundërmuese, ende ndihet brenda shtëpisë”, theksoi hetuesi i Policisë.

Lënda e parë e përpunimit të drogës kishte mbetur edhe në disa pjesë të oborrit e të cilat do përdoren për prova kundër të dyshuarve në gjykatë.

Hetuesit tregojnë se substanca e dyshuar ishte futur në Kosovë e kamufluar si çaj.

“Kjo substancë narkotike ishte futur në Kosovë e kamufluar si çaj, është futur përmes doganës në mënyrë të rregullt kurse në disa thasë prej tyre ka qenë e kamufluar droga”, potencon hetuesi i Policisë.

Gjykata ka pranuar kërkesën e Prokurorisë dhe i ka dërguar në paraburgim të gjithë 15 personat e arrestuar. Polica e prokurori po punojnë në përgatitjen e dosjes së grupit të përberë nga persona shqiptarë e turq dhe argumentimin para gjykatës se personat e përfshirë kanë punuar në përpunimin dhe shitjen e kësaj substance narkotike.

Shija e redaktorit

Vetëm në muajin shkurt mërgata ka dërguar 87.9 milionë euro

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, sipas kalendarit të publikimeve, ka prezantuar statistikat për institucionet e tjera financiare për muajin shkurt 2024, të remitancave...

Ndahen 8 milionë euro për 11 komuna

Ministri i Administrimit dhe Pushtetit Lokal(MAPL), Elbert Krasniqi, ka njoftuar se janë ndarë 8 milionë euro në 11 Komuna. Ministri Krasniqi, bashkë me kryetarët e...

Kosova një hap më afër anëtarësimit në Këshill të Evropës

Komiteti për Politikë dhe Demokraci i Këshillit të Evropës ka miratuar raportin e raportueses për Kosovën, Dora Bakoyannis, ku rekomandohet që shteti ka përmbushur...

Të fundit nga rubrika