Kampionia jonë, Elmedina Istogu, nga Karate Club Ippon Prishtina, e ka bërë Kosovën krenare duke fituar medaljen e bronztë individuale dhe të argjendtë ekipore në Kampionatin Mesdhetar të Karatesë në Itali!

Pas triumfit, Elmedina u shpreh me vendosmëri në “Pasdita Sportive” në Radio Dukagjini:

 “Medaljet flasin, ne thyejmë barrierat – nga një vend i vogël, po lëmë gjurmë të mëdha!”

Kjo është fuqia e sportit kosovar – sfidojmë kufijtë dhe arrijmë lartësi të reja!