Historia ime| Bashkatdhetari: Mosnjohja e diplomës së Kosovës në Gjermani më la peng shkollimin

I ftuari i radhës në rubrikën “Historia ime” në emisionin “Shpirti i vikendit” me Drilona Shala në Radio Dukagjini ishte bashkatdhetari Burim Smakolli nga Gjermania

Burim Smakolli

Burimi me prejardhje nga Mitrovica tregoi historinë e tij të migrimit që nisi në 1996 kur qe vetëm 12 vjeç. Si shumë qytetarë tjerë, ai u largua nga frika e luftës drejt një vendi më të sigurt.

Problemi më i madh për të u bë shkollimi dhe vazhdimi i mësimit atje, megjithatë arriti të integrohet por, si shumë familje të tjera pas luftës u rikthye edhe Burimi me familje ku edhe vazhdoi shkollën e mesme në Kosovë, gjithmonë duke synuar profesionin e ëndrrave.

Si 18 vjeç vendosi t’i rikthehej Gjermanisë por se ëndrra për shkollim ishte e pamundur t’i realizohej sepse Gjermania nuk njihte diplomën e shkollës së mesme nga Kosova. Shkollimi i mbeti peng përgjithmonë sot e asaj dite.

Burim Smakolli

Megjithatë jeta e tij vazhdoi, e detajet e rrugëtimit mund t’i dëgjoni në videon e shkëputur nga emisioni.

Rubrika “Historia ime” në kuadër të emisionit “Shpirti i Vikendit” ka për qëllim që çdo fundjavë të sjell tek dëgjuesit histori të ndryshme personale nga bashkatdhetarët tanë të cilët do rrëfejnë për sfidat e tyre të migrimit dhe jetën e tyre në diasporë.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika