Historia penale e Andi Pajazitit, të dyshuarit për vrasjen në “Bon Vivant”

Gjykata Themelore në Prishtinë ka bërë të ditur se aktualisht janë tri aktakuza aktive për Andi Pajazitin, të dyshuarin për vrasjen në "Bon Vivant", por që nuk ka ende vendime gjyqësore

Andi Pajaziti është duke u trajtuar tash e disa ditë në Klinikën e Ortopedisë, pasi u plagos në ngjarjen e rëndë që ndodhi të premten e 4 gushtit në lokalin “Bon Vivant” në qendër të Prishtinës.

Pajazitit i është caktuar masa e paraburgimit nga Gjykata Themelore në Prishtinë nën dyshimin se ka kryer disa vepra penale, fillimisht atë të vrasjes së rëndë, të përdorimit të armës, të mbajtjes në pronësi apo posedim të armës dhe shkaktim të rrezikut të përgjithshëm.

Pajaziti dyshohet se privoi nga jeta Kastriot Ramadanin, i cili fillimisht mbeti i plagosur në lokalin “Bon Vivant”, ndërsa disa orë më vonë vdiq pas plagëve të marra në pjesën abdominale të trupit.

Në një përgjigje për Portalin Dukagjini, Mirlinda Gashi, zëdhënëse e Gjykatës Themelore në Prishtinë, ka thënë se aktualisht janë tri aktakuza aktive për Pajazitin, por që nuk ka ende vendime gjyqësore.

Një nga rastet është në Departamentin e Krimeve të Rënda, e datës 4 gusht 2020, kur prokuroria kishte dorëzuar aktakuzën për Pajazitin, për veprën penale pjesëmarrje në rrahje.

Në këtë çështje penale në procedurë gjyqësore, përveç Pajazitit, janë edhe shtatë të pandehur të tjerë, ndërsa deri më tani ende nuk ka vendim të formës së prerë për këtë çështje.

“Ju njoftojmë se në Gjykatën Themelore në Prishtinë – Departamenti për Krime të Rënda, me datë 11.08.2020  është pranuar aktakuza nga Prokuroria Themelore në Prishtnë për të pandehurin A.P, për veprën penale  Pjesëmarrje në rrahje nga neni 187 paragrafi 1 të  Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Në këtë çështje penale në procedure gjyqësore  janë edhe shtatë të pandehur të tjerë, lënda mban numrin PKR.nr.792/2020 dhe për të njëjtën ende nuk ka vendim gjyqësor”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës.

Po ashtu, ndaj tij janë ngritur dy aktakuza, një e datës 17 shtator 2019 dhe një tjetër e 24 qershorit 2021.

Më datë 17 shtator të vitit 2019, Gjykata në Prishtinë kishte pranuar aktakuzën nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për Andi Pajazitin, për veprën penale në bashkëkryerje ku akuzohen se kanë kryer veprën penale, “Lëndim i lehtë trupor dhe Përdorim i armës apo mjetit të rrezikshëm”.

Edhe kjo lëndë ende nuk ka epilog përfundimtar.

Ndërsa, më datë 24 qershor 2021, nga prokuroria Gjykata kishte pranuar aktakuzë me kërkesë për shqiptimin e urdhrit ndëshkimor nga Prokuroria Themelore në Prishtinë për të pandehurin Andi Pajaziti për veprën penale të kanosjes dhe për të njëjtën ende nuk ka vendim gjyqësor.

Në anën tjetër, Gashi ka konfirmuar se ndaj Andi Pajazitit janë katër raste të përfunduara, tri dënime janë me gjobë për çka edhe ka nisur procedura e ekzekutimit.

“Në Gjykatën Themelore në Prishtinë për të akuzuarin A.P janë të përfunduara. Në Departamentin për Krime të Rënda është një rast i përfunduar me aktgjykim. Në Departamentin e Përgjithshëm – Divizioni Penal janë  tri raste të përfunduara me aktgjykime.I akuzuari A.P ka tri raste në ekzekutim, për të cilat ka filluar procedura e ekzekutimit të dënimeve me gjobë”, thuhet tutje.

Ndryshe, më katër gusht, gjatë përleshjes me armë zjarri në “Bon Vivant”, ka mbetur i vdekur një person derisa ishin lënduar rreth 20 të tjerë.

I vdekur kishte mbetur 39-vjeçari, Kastriot Ramadani.

Sipas Prokurorisë, i ndjeri Kastriot Ramadani, kur e kishte vërejtur se në lokal kishin hyrë Andi Pajaziti dhe Gëzim Zakuti, e kishte nxjerrë armën e zjarrit nga brezi. Pastaj njëjtë kishte vepruar edhe Dukagjin Nikollaj, i cili ende është në arrati.

Sipas dosjes së Prokurorisë, Kastriot Ramadani e ka goditur me shishe qelqi në kokë disa herë të pandehurin Andi Pajaziti, derisa ky i fundit pastaj me armë zjarri kishte shkrepur në drejtim të tij.

Edhe Ramadani kishte gjuajtur me armë zjarri dhe, po ashtu, edhe Nikollaj gjuan në drejtim të Pajazitajt.

Nga kjo ngjarje kishin mbetur të plagosur Andi Pajazi e Hisni Gecaj, ndërsa plagëve të armës së zjarrit nuk kishte arritur t’u mbijetonte Kastriot Ramadani, i cili kishte vdekur në QKUK.

Shija e redaktorit

Raporti për lirinë e medias vlerësohet alarm për shoqërinë dhe...

Në Ditën Botërore të Lirisë së Shtypit vendi ynë shënoi rënie për 19 vende në indeksin e lirisë së medieve nga “Reporterët Pa Kufij”....

Dorëzimi i donacionit PET-CT, Osmani takon sekretaren e organizatës Alwaleed...

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, i ka uruar mirëseardhje në Republikën e Kosovës, Princeshës Lamia Bint Majed Saud Alsaud, Sekretare e Përgjithshme e Alwaleed...

Zgjidhet ushtari më i mirë për vitin 2024

Këtë të premte është mbajtur ceremonia përmbyllëse e garës ndërkombëtare “Ushtari më i mirë 2024”, në Kazermën “Skënderbeu” në Komunën e Ferizajt. Tashmë janë shpallur...

Të fundit nga rubrika