Historia penale e të arrestuarit, i dyshuar për grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Konsiderohej person i rrezikshëm, ishte i dënuar me mbi 14 vjet burgim, i arratisur nga burgu i Dubravës, Bujar Basha, është personi i arrestuar nga Policia e Kosovës, i cili dyshohet se ka marrë pjesë në grabitjen e një argjendarie në Suharekë

Dy persona të tjerë janë arrestuar, nën dyshimin se janë përfshirë në grabitjen e armatosur që ka ndodhur në një argjendari në qendër të Suharekës.

Një nga të arrestuarit është Bujar Basha.

Ky i fundit dikur po vuante burgimin në kohëzgjatje prej 14 vjet e dhjetë muajsh në burgun e Dubravës. Ai ishte lejuar nga drejtori i burgut të shkojë për fundjavë në shtëpi.

Por, B.B.- i cili disa herë ka ikur nga burgjet e Kosovës – nuk është kthyer më në Dubravë.

Ai ishte i dënuar për shkak të një vjedhjeje që e ka kryer menjëherë pas luftës në Kosovë.

Ishte arratisur disa herë nga burgu dhe së fundi ishte pjesë e grupit prej shtatë vetash që kishin ikur nga Dubrava, duke përdorur edhe armët e zjarrit.

Në arrati ai kishte kryer një rast tjetër grabitjeje në një argjendari në Drenas, me ç’rast kishin mbetur të plagosur dhe dy policë.

Pasi ishte kapur, në nëntor 2009, atij i është shqiptuar dënimi me gjithsej 14 vjet e dhjetë muaj burgim.

 

Arrestohen edhe dy persona, dyshohen për përfshirje në grabitjen e argjendarisë në Suharekë

Shija e redaktorit

“Shkruaj, vizato dhe fito”, Shtëpia Botuese “Dukagjini” ndan tre çmime...

Kreativiteti në shkrim dhe vizatim do t’u shpërblehet këtë të shtunë. Në kuadër të Panairit të Librit për fëmijë u ndanë edhe çmimet nga Shtëpia...

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

Të fundit nga rubrika