“Po të ishte gjallë Enver Hoxha, a do të guxonte [ish-kasapi i Ballkanit, Sllobodan] Milloshoviqi ta sulojmë Kosovën” historian Hakif Bajrami e ka ngritur këtë pyetje, duke thënë se Milloshoviq nuk do të guxonte ta bënte një gjë të tillë “kurrë”.

Bajrami ka folur për ish-presidentin e Shqipërisë, Enver Hoxha, duke treguar si me të ishte takuar tri herë.

“Njeri më zotëri si burrë shteti nuk kam hasur, por ia kam thënë në sy, ia kam përmendur varfërinë”, ka thënë Bajrami.

Më tutje, ai e ndan në dy personalitet Enver Hoxhën, me një qasje me Shqipërinë, me një qasje tjetër për Kosovën, sipas historianit.

“Enver Hoxha i Shqipërisë me Enver Hoxhën e Kosovës kanë dallime. Ne nuk kemi pasur shpresë tjetër përpos në Shqipërinë nënë. Realitetin që ka qenë atje[ Shqipëri] nuk e kemi njohur, deri sa kemi shkuar vetë edhe kemi parë me sy, edhe kemi pasur vërejtje të madhe dhe e them publikisht se kemi gënjyer këtu[Kosovë]. Ne si intelektualë kemi ardhur këtu[ Kosovë] dhe kemi thënë se është shumë mirë [në Shqipëri], por nuk ka qenë mirë”, ka treguar ai.