Në një intervistë për RTV Dukagjini, historiani Hakif Bajrami ka komentuar situatën aktuale në Hagë, duke e cilësuar atë si një skenar të “Popave”.

Bajrami ka bërë një krahasim me Procesin e Nurnbergut, duke theksuar se atëherë nacistat u dënuan për krimet ndaj 50 milionë banorëve. Ndërsa, ndaj Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK) po zhvillohet një proces i padrejtë prej pesë vitesh, ku “po kalben djemtë më të mirë të Kosovës”.

Ai ka akuzuar palët që sipas tij “shpifin”, duke përfshirë shqiptarë, serbë dhe të tjerë që bashkëpunojnë për të diskredituar UÇK-në.

“Me u rrezikue drejtësia, në rast se serbi me u rrezikue që është i drejtë, unë dal në anën e tij e mbroj se jemi i shkollës së Adem Demaçit, Hasan Prishtinës, Bajram Currit. Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës tekstualisht thotë, nuk guxojnë me i nguc kufomat. Këtë ju ka përcjellë Adem Demaçi prej zyrës së Prishtinës tona zonave operative. Serbët në zonat operative ku kanë qenë dhe ku kanë pasur territor të lirë, kanë qenë më të sigurt se sa ku i kanë pasur divizionet e veta”, ka thënë ai.

Ai gjithashtu ka theksuar rëndësinë e Komitetit Mbrojtja Kombëtare të Kosovës, i cili sipas tij kishte urdhëruar që “nuk guxojnë me i nguc kufomat”.

“Komiteti Mbrojtja Kombëtare e Kosovës tekstualisht thotë: nuk guxojnë me i nguc kufomat. Këtë ju ka përcjellë Adem Demaçi prej zyrës së Prishtinës tona zonave operative. Serbët në zonat operative ku kanë qenë dhe ku ka pasur territor të lirë[të kontrolluar nga UÇK], kanë qenë më të sigurt se sa ku i kanë pasur divizionet e veta”, ka thënë ai.

Bajrami ka përmendur edhe lidhjet mes “botës serbe” dhe “botës ruse”, duke thënë se dokumenti “Bota serbe” u përgatit në Kishë dhe ka ngjashmëri me “botën ruse” që ka filluar në Moskë.

Historiani ka kujtuar edhe periudhën 1919-1941, kur sipas tij “serbi kolonist i pagëzuar nga prifti [i Kishës serbe] kishte të drejtë të vriste çdo shqiptar pa përgjegjësi ligjore”, ka thënë ai.