Zëvendësministri i Infrastrukturës, Hysen Durmishi, ka njoftuar për hapjen për qarkullim të urës së Badovcit, e cila lidh qytetet e Gjilanit dhe Prishtinës.

Lajmi u bë i ditur përmes një postimi në Facebook.

Ky projekt përfundoi për rreth 355 ditë pas nënshkrimit të kontratës për ndërtimin e urës dhe pas një periudhe prej 20 muajsh që ajo ka qenë e mbyllur për automjetet.

.