Manchester City ka bërë histori këtë mbrëmje duke fituar Ligën e Kampionëve për herë të parë në historinë e klubit.

Skuadra e Pep Guardiolas ka mposhtur Interin me rezultat një me zero, kështu duke vulosur tripletën.

Fitorja 1-0 ndaj Interit në Turqi përfaqëson kulmin spektakolar të një projekti që filloi në vitin 2008, kur klubi u mor nga Abu Dhabi United Group.

Pasi zbriti në nivelin e tretë të futbollit anglez vetëm 25 vjet më parë, City tani ka arritur majat e lojës evropiane pasi fitoi Ligën e Kampionëve. Është titulli i parë evropian që City fiton që kur Tony Book ngriti Kupën e Fituesve të Kupave Evropiane në vitin 1970 dhe hera e parë që Blutë fitojnë trofeun e shumë lakmuar.

City tani ka barazuar arritjen e rivalët e qytetit, Manchester United, i cili fitoi tripletën në 1999 në një fitore të fundit kundër Bayern Munichut në Barcelonë. Tripleta për City vjen pasi kishte siguruar tashmë Premier League dhe FA Cup, duke e mposhtur Arsenalin në ligë dhe Manchester United në Wembley.