Mund e shumë djersë të derdhura në një ambient pune prej më të rëndëve, por në fund, edhe një herë nuk kanë pasur siguri se do tu shpaguheshin.

Mbishkrimi që u uron fat, i dërgon edhe një herë qindra metra nën tokë, por këtë të mërkurë, minatorët e Trepçës në Stantërg, nuk i ndezën makineritë e tyre.

Është dita e dytë e grevës së minatorëve të Trepçës, e kërkesa e parë e tyre është paga, dhe nën dritat e llambave të tyre, skenat rikthejnë në vëmendje grevat të disa dekadave më parë, vendosmëria për realizimin e kërkesave nuk mungon.

“Për me nejt deri në fund, deri të kryhet kërkesat tona, nëse është nevoja edhe të sëmur kemi me dal prej këtu po nuk dorëzohemi”, ka deklaruar Blerim Rama-Minator.

Përveç profesionit, ndër breze është bartur edhe greva, si mjet për t’i shprehur pakënaqësitë, por përkundër sfidave, minatorë të rinj në moshë, nuk mposhten lehtë.

“Gjenerata jem presin viza nëpër ambasada a unë kom shpresë që po bëhet mirë”, ka thënë Sheshivar Januzi-Minator.

Horizonti i 10, është një burim i rrëfimeve nga më të ndryshmet, me solidarizimin si një prej elementeve që haset më së shpeshti.

“Përkundër që nuk jam mirë, s’po e ndij vetën mirë, po apet ma mirë me nejtë këtu se me dal përjashtë”.

“Të lodhur fizikisht por të fort me moralin e tyre, punëtorët e Minierës së Trepçës janë të bindur të vazhdojnë grevën deri në realizimin e kërkesave të tyre”, ka thënë tutje Riza Baliu – Minator.

Ndonëse kanë hyrë në ditën e dytë të grevës së urisë, sindikalistët thonë se për gjendjen e tyre interesim nuk kishte nga zyrtarët e shtetit.

“Fakti me i madh që na shqetëson se askush nga institucionet qendrore nuk ka ardh me na pa as me fol me neve”, ka thënë Ibrahim Jonuzi-Sindikata e Minatorëve të Trepçës.

Si rezultat i grevës së urisë, disa prej punëtorëve përfunduan në Spitalin e Mitrovicës.

“Sot I kemi pranu dy minatorë,  njëri ka ardhë rreth orës 12:00 me shenja lodhje, është liru ndërsa tash e kemi pranu edhe nja tjetër më të njëjta simtoma”, ka deklaruar Bashkim Hasani-Drejtor Mjekësor i Spitalit të Mitrovicës

Me 15 ditë vonesë, këtyre punëtorëve ju janë ekzekuatuar gjatë se merkures pagat e muajit shtator, megjithatë kërkesë e tyre mbetet largimi i kryeshefit të Trepçës dhe një zotim se nuk do të ballafaqohen me vonesa pagash në të ardhmen.