”Hobi Store” me pikën e re në Veternik
Secili prej nesh e ka nga një hobi. Por për ta praktikuar atë, duhet të kesh pajisjet e nevojshme. ”Hobi Store”, dyqani i cili ofron pajisje për ngrohje, pajisje shtëpiake, vegla të ndryshme pune e sanitari, tashmë e ka hapur edhe pikën e dytë. Visar Prenku, për RTV Dukagjini, tha se besimi që e kanë […]
Secili prej nesh e ka nga një hobi.
Por për ta praktikuar atë, duhet të kesh pajisjet e nevojshme.
”Hobi Store”, dyqani i cili ofron pajisje për ngrohje, pajisje shtëpiake, vegla të ndryshme pune e sanitari, tashmë e ka hapur edhe pikën e dytë.
Visar Prenku, për RTV Dukagjini, tha se besimi që e kanë fituar tek klientët ka bërë që ata ti ofrojnë më shumë zgjidhje.
‘’Ne kemi qenë gjithmonë opsion i parë në mendjen e klientëve. Sikur pika e parë, edhe pika e dytë përmbanë produkte të llojllojshme, të cilat i plotësojnë maksimalisht kërkesat e tyre’’, ka thënë Prenku.
“Shpija jem, hobi jem” është edhe motoja e këtij biznesi, i cili ofron të gjitha në një vend.















