Hoçë e Madhe, Lista Serbe reagon për sekuestrimin e pijeve alkoolike

Dogana e Kosovës në bashkëpunim me Policinë ka nisur procesin e sekuestrimit të 30 mijë litrave pije alkoolike pa autorizim që janë zbuluar në një dyqan në Hoçë të Madhe të Rahovecit. Mirëpo, organet e drejtësisë kanë hasur në rezistencën e banorëve serbë të cilët janë shumicë në këtë fshat. I menjëhershëm ka qenë reagimi i Listës Serbe dhe Petar Petkoviqit, që këtë e cilësuan si sulm politik të Albin Kurtit kundër serbëve që jetojnë në Kosovë

Sekuestrimi i pijeve alkoolike

Gati 24 orë më herët Dogana e Kosovës kishte njoftuar se do të zbarkonte në fshatin Hoçë e Madhe të Rahovecit.

E arsyeja ishte se dikush këtu po prodhonte verën në të zezën.

Andaj, Dogana e Kosovës këtu nga 42 mijë litra që ka arritur t’i identifikojë ka sekuestruar vetëm 30 mijë litra pije alkoolike.

Por, ky aksion ishte i vështirë për zyrtarët e Doganës të cilëve iu desh ndihma e Policisë për shkak të rezistencës së banorëve.

Policia njoftoi se një zyrtar policor ka pësuar lëndime të lehta trupore.

Ndërkohë, pronari i kësaj depoje, nuk pranon të ketë faj, për më shumë ai u deklarua se mund të paguaj për dëmin që mund ta ketë shkaktuar.

“Unë nuk shoh këtu që unë kam faj. Thjesht e kam këtë kompani dhe punoj për para. Këtu është djersa ime e familjes sime, gjithë mundi i familjes sime i dedikohet këtij prodhimi. Ne merremi me këtë prodhimtari tashmë 40 vjet. Nuk e kuptoj vendimin e Doganës e as të prokurorisë për këtë konfiskim. Bëhet fjalë për vetëm 10 shishe, me shkrim në alfabet cirilik. Ndoshta ky ishte gabimi por gjuha serbe është gjuhë zyrtare në Kosovë. Ky alfabet është legal. Ndoshta gabimi ishte vetëm emri i vendit të prejardhjes, ku shkruan Metohi. Por fjala është për 10 shishe. Për këto shishe jam i gatshëm të paguaj edhe gjobë”, ka thënë pronari i depos Srdjan Petroviç.

Ndërkohë, për krejt këtë aksion që po udhëhiqej nga Dogana e Kosovës, nga Serbia po e cilësojnë si sulm kundër këtij komuniteti.

“Sulmi i ri i Kurtit ndaj serbëve në jug të Ibrit. Ai dërgoi policinë e tij në qendër të Hoçës së Madhe për të konfiskuar 40 mijë litra verë nga një nga vreshtat më të vjetra të Petroviqit. Vendasit u mblodhën për ta mbrojtur fqinjin e tyre, sepse nuk do të lejojnë mbijetesën dhe terrorin e Kurtit”, ka thënë Petar Petkoviç.

Edhe më larg ka shkuar Lista Serbe, që dirigjohet nga Beogradi, duke kërkuar reagim ndërkombëtarë për një aksion ligjor.

“Komuniteti ndërkombëtar duhet të reagojë urgjentisht dhe të ndalojë çmendurinë që po sundon në Prishtinë që mund të shkaktojë kaos në këtë rajon. Tirania dhe terrori i Albin Kurtit duhet të ndalet, sepse veprimet dhe provokimet e tij të dhunshme prej muajsh po kërcënojnë paqen dhe nuk guxojnë të lejohen e as të heshtin”, thuhet në reagimin e Listës Serbe.

Këto pretendime i ka demantuar Dogana, duke thënë se veprimet e saja ishin totalisht të ligjshme.

Në Hoçë të Madhe shumica e banorëve kanë prejardhje serbe.

Shija e redaktorit

Voton Bujar Osmani, kandidat për president i Maqedonisë Veriore

Kandidati për president i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, ka votuar. Në një deklaratë para medieve, Osmani inkurajoi qytetarët të dalin në numër sa më...

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Të fundit nga rubrika