Hokanson premton vazhdim të bashkëpunimit përmes Programit të Partneritetit Shtetëror

Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, ka marrë pjesë në një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, të martën e 11 tetorit, në të cilin është pritur nga Shefi i Byrosë së Gradës Kombëtare njëherësh këshilltar ushtarak i Presidentit dhe Sekretarit të Mbrotjes, gjeneral Daniel R. Hokanson, që ky i fundit ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit përmes Programit të Partneritetit Shtetërorë





Ministri i Mbrojtjes, Armend Mehaj, së bashku me gjeneralin Bashkim Jashari, kanë marrë pjesë në një takim në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që janë pritur nga gjenerali Daniel R. Hokanson, me të cilin biseduan rreth arritjeve të Forcës së Sigurisë së Kosovës(FSK) dhe avancimin e FSK-së në Kuvajt.

Kështu gjenerali Hokanson ka premtuar vazhdimin e bashkëpunimit përmes Programit të Partneritetit Shtetëror, ndërinstitucional në fushën ushtarake dhe sferat e tjera.

“Gjeneral Hokanson, premtoi vazhdimin e bashkëpunimit përmes Programit të Partneritetit Shtetëror, ndërinsitucional, në fushën ushtarake dhe në sferat tjera”, thuhet në njoftimin e ministrit të mbrojtjes, Armend Mehaj.

Ndër të tjera, Mehaj ka theksuar se temë e bisedës ka qenë edhe siguria në vend dhe rajon, si dhe kontributi që mund të ofroj FSK-ja dhe qeveria e Kosovës në këtë drejtim.

“Biseduam rreth situatës së sigurisë në vend dhe rajon, si dhe kontributin që mund të ofroj FSK dhe qeveria e Republikës së Kosovës në këtë drejtim, si partnere e besueshme e ShBA-së”, ka shkruar Mehaj.

Ai ka bërë të ditur se në takim e ka njoftuar gjeneralin Hokanson, që FSK-ja është e gatshme të ofroj trajnime dhe mbështetje për refugjatët ukrainas, pasi një gjë të tillë e kanë bërë edhe për refugjatët afganë.

“Në situatën aktuale gjeopolitike, luftën në Ukrainë, shpreha edhe njëherë gatishmërinë e FSK-së për të ofruar trajnime në fushën e kërkim-shpëtimin, deminimit, si dhe mbështetjen e pakursyer në misione humanitare për transportimin e ndihmave si dhe refugjatëve ukrainas, ashtu siç për muaj të tërë kemi asistuar në misionin e NATO-s për evakuimin e refugjatëve afganë”, ka theksuar tutje Mehaj.

Mehaj njëashtu ka bërë të ditur faktin se stërvitjet e përbashkëta me Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikësjanë përvojë e jashtëzakonshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

“Stërvitjet e përbashkëta me Forcat e Shteteve të Bashkuara të Amerikës janë përvojë e jashtëzakonshme për Forcën e Sigurisë së Kosovës, ndërsa pjesëmarrja e FSK-së në misione humanitare dhe paqeruajtëse jashtë vendit është obligim ndaj njerëzimit, lirisë së pamohueshme dhe aleancës ndërmjet popujve me qëllim ruajtjen e paqes dhe të sigurisë së përgjithshme. FSK do të jetë gjithmonë përkrah ushtrisë amerikane!”, ka përfunduar Mehaj në postimin e tij.





Shija e redaktorit

BookFest rikthehet në Albi Mall: 10 ditë me zbritje speciale,...

Nga 10 deri më 19 korrik, Libraria Dukagjini sjell edicionin e katërt të BookFest, festivalit të librit që tashmë është shndërruar në një pikëtakim...

“Dukagjini” dhe “Pearson” organizojnë konferencë për mësimdhënësit e anglishtes

Shtëpia Botuese “Dukagjini”, në bashkëpunim me Pearson, organizoi sot në Prishtinë konferencën “Together We Rise”, një nga ngjarjet më të rëndësishme profesionale për mësimdhënësit...

Shtëpia Botuese “Dukagjini” me shumë aktivitete për fëmijët më 1...

Prindër e fëmijë u bënë bashkë në një vend. Për 1 qershorin, Ditën Botërore të Fëmijëve, Shtëpia Botuese Dukagjini i mblodhi në sheshin “Zahir Pajaziti”...

Të fundit nga rubrika