Holanda eliminon amerikanët, kalon në çerekfinale

Festimi i holandezëve pas kalimit në çerekfinale





Holanda tashmë është bërë çerekfinalistja e parë, pasi ka mposhtur Shtetet e Bashkuara të Amerikës me rezultat 3:1.

Mbrojtësi holandez, Denzel Dumfries ishte i jashtëzakonshëm, pasi shënoi një gol dhe dy asistime teksa Holanda mundi SHBA -në për të siguruar vendin e saj në çerekfinale të shtunën.

Dumfries kishte asistuar për Memphis Depayn në minutën e 10-të, dhe për Daley Blindin në minutën e parë të kohës shtesë në pjesën e parë.

Denzel Dumfries duke festuar golin e tretë

SHBA-ja ngushtoi epërsinë me zëvendësuesin Haji Wright në minutën e 76-të, por, Dumfries shfrytëzoi shumë mirë asistimin e Blindit në minutën e 81-të, dhe vulosi rezultatin final të takimit dhe kualifikimin tutje të Holandës.

Holanda, çerekfinalistja e parë e Botërorit, do të luajë me fituesin e ndeshjes Argjentinë – Australi, e cila do të zhvillohet të shtunën me fillim nga ora 20:00.





Shija e redaktorit

Presidentja Osmani nderohet me Çmimin e Evropës nga Fondacioni Pan-Europian

Fondacioni Fondacioni Pan-Evropian Richard Coudenhove-Kalergi i ka ndarë Presidentes së Kosovës Vjosa Osmani, çmimin e ‘Evropës’, për përkushtimin e saj ndaj raporteve me partnerët...

Nis ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë...

Ka filluar ceremonia e diplomimit të gjeneratës së 59-të të Policisë së Kosovës. Sot diplomojnë 445 kadetë të Policisë së Kosovës. Kryeministri i Republikës së Kosovës,...

Policia konfirmon arrestimin e Akil Gjakovës

Policia e Kosovës, ka arrestuar xhudistin Akil Gjakova, si të dyshuar për veprën penale dhunë në familje. Lajmin për Portalin Dukagjini e ka konfirmuar zëdhënësi...

Të fundit nga rubrika