Holanda ka mposhtur Rumaninë me një rezultat të thellë prej 0:3.

Holanda trefishon epërsinë ndaj Rumanisë

Holanda ka shënuar golin e tretë ndaj Rumanisë.

Në minutën e 93-të ishte Malen ai i cili “vulosi” fitoren e hoandezëve.

Holanda pas fitores ndaj Rumanisë me rezultat 0:3 kualifikohet në çerekfinale të Euro 2024, ku do të përballet me fituesin e përballjes mes Austrisë dhe Turqisë

Holanda dyfishon epërsinë ndaj Rumanisë

Kombëtarja e Holandës ka shënuar golin e dytë ndaj kombëtarës së Rumanisë.

Në minutën e 83-të Malen ka “shpuar” rrjetën e kundërshtarit duke shënuar golin e dytë për holandezën në përballjen me rumunët në 1/8 e finales së Euro 2024.

Holanda me epërsi minimale ndaj Rumanisë në pjesën e parë

45 minutat e parë të përballjes mes Rumanisë dhe Holandës janë mbyllur me epërsi minimale për Holandën.

Holanda ka arritur të dërgojë topin në rrjetën e rumunëve në minutën e 20-të.

Holanda shënon gol ndaj Rumanisë

Në minutën e 20-të për ta dërguar Holandën në epërsi ka shënuar Gakpo.

Ai ka shënuar pas një pasimi të topit nga Simons, duke shënuar golin e parë kundër Rumanisë në përballjen e tyre në 1/8 e finales së Euro 2024.

Fillon ndeshja mes Rumanisë dhe Holandës

Ka filluar ndeshja mes Rumanisë dhe Holandës në stadiumin “Allianz Arena” në Munic të Gjermanisë, ku po përballen në kuadër të1/8 e fiunales.

Formcionet zyrtare: Rumania – Holanda

Rumania dhe Holanda do të përballen në kuadër të 1/8 së finales në Euro 2024.

Ndeshja që fillon në ora 18:00, do të luhet në stadiumin “Allianz Arena” në Munich.

Për këtë ndeshje, Tulipanët janë favoritë, por që nuk përjashtohet që rumunët të bëjnë befasi.

Formacionet zyrtare:

Rumania: Nița; Rațiu, Dragușin, Burca, Mogoș; M. Marin; Hagi, R. Marin, Stanciu, Man; Draguș.

Holanda: Verbruggen; Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Aké; Schouten, Reijnders; Bergwijn, Simons, Gakpo; Depay. /Telegrafi