Holanda hap rrugën për teknologjinë autonome të Teslas në BE

Tesla merr miratimin holandez për softuerin e saj të vetëdrejtimit, hap i parë në Evropë që forcon ambiciet e Bashkimit Evropian.

Sipas Reuters, rregullatorët holandezë kanë miratuar përdorimin e softuerit të Teslas për drejtim të asistuar, i cili kryen shumicën e veprimeve të drejtimit në autostrada dhe në rrugë urbane nën mbikëqyrjen e shoferit.

Ky është miratimi i parë i këtij lloji në Evropë dhe shihet si një hap i rëndësishëm që mund t’i hapë rrugën pranimit të teknologjisë edhe në vende të tjera të Bashkimit Evropian.

Softueri “Full Self-Driving (Supervised)” tashmë përdoret në Shtetet e Bashkuara, ndërsa në Evropë është testuar për rreth 18 muaj nga autoritetet holandeze të sigurisë rrugore.

Autoritetet theksojnë se sistemi mund të kontribuojë në sigurinë rrugore, por mbetet një sistem asistence dhe jo vetëdrejtim i plotë, pasi shoferi duhet të qëndrojë gjithmonë në kontroll.

Ky vendim shihet si një fitore strategjike për Teslan, e cila synon zgjerimin e teknologjisë së saj autonome në tregun evropian dhe rritjen e të ardhurave të ardhshme nga veturat inteligjente dhe robotaksi. /Telegrafi

Shija e redaktorit

Presidenti kroat pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të dhjetorit

Presidenti i Kroacisë, Zoran Milanoviq, pritet ta vizitojë Kosovën në fillim të muajit dhjetor të këtij viti. Kështu ka mësuar Dukagjini nga burimet e veta...

Nufi: Shqipëria do ta mbrojë Kosovën, asnjë qeveri në Tiranë...

Ministri i Mbrojtjes i Shqipërisë, Ermal Nufi, ka deklaruar se angazhimi i Shqipërisë për mbrojtjen e Kosovës është i pakushtëzuar, duke theksuar se asnjë...

Përkujtohet ditëlindja e heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti

Sot shënohet 64-vjetori i lindjes së komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe heroit të Kosovës, Zahir Pajaziti. Ai u lind më 1 nëntor 1962...

Të fundit nga rubrika