Holanda kualifikohet në gjysmëfinale, Turqia përshëndetet me Euro 2024
Holanda është gjysmëfinalistja e katërt dhe e fundit e Euro 2024.
“Tulipanët” triumfuan 2:1 në çerekfinale ndaj Turqisë, duke fituar me përmbysje të rezultatit.
Turqit kaluan në epërsi në minutën e 35-të, kur Akaydin shënoi me kokë, pas asistimit të Arda Guler.
De Vrij me një gol fantastik me kokë barazoi shifrat në minutën e 70-të të ndeshjes.
E vetëm gjashtë minuta më pas, Cody Gakpo realizoi për 2:1 dhe fitoren e kualifikimin e Holandës.
Në gjysmëfinale, Holanda do të përballet me Anglinë me 10 korrik.
Holanda shënon golin e epërsisë ndaj Turqisë
Tulipanët kanë shënuar golin e dytë ndaj Turqisë, duke kaluar në avantzh prej 2:1.
Pak minuta pas golit të barazimit holandezët shënuan golin e epërsisë, pikërisht në minutën e 76-të ishte Gakpo ai i cili dërgoi topin në rrjetën e kundërshtarit.

Holanda barazon rezultatin me Turqinë
Holanda ka shënuar gol ndaj Turqisë. Me këtë golë të realizuar nga de Vrij në minutën e 71-të holandezët kanëbarazuar rezultatin me turqit në 1:1.

Turqia në epërsi ndaj Holandës në pjesën e parë të ndeshjes
Pjesa e parë e ndeshjes mes Holandës dhe Turqisë ka përfunduar 0:1 për turqit.
Kombtarja turke arriti në epërsi ndaj holandezëve në minutën e 35-të përmes golit të Akaydin.

Turqia kalon në epërsi ndaj Holandës
Turqia ka shënuar golin e parë në përballje me Holandën.
Ishte Akaydin ai i cili dërgoi topin në rrjetën e holandezëve pas një pasimi nga Güler.
Akaydin dërgoi në epërsi Turqinë në minutën e 35-të.

Formacionet zyrtare, Holandë – Turqi: Koeman dhe Motella startojnë me skuadra sulmuese
Holanda dhe Turqia do të luajnë për një vend në gjysmëfinale të Euro 2024, në një duel ku përballen kombëtaret që luajnë futboll të hapur.
Holandezët kaluan tutje pas fitores bindëse ndaj Rumanisë, ku skuadra e Ronald Koeman fitoi me rezultat 3-0.
Në anën tjetër, Turqia fitoi përballjen emocionuese ndaj Austrisë me rezultat 2-1.
🇳🇱🆚🇹🇷 Final score? First player to score?
Tap below to make your predictions! ⬇️#EUROpredictor #Betano
— UEFA EURO 2024 (@EURO2024) July 6, 2024
Për këtë ndeshje, Ronaldo Koeman ka vendosur të luajë me emra si Coady Gakpo, Memphis Depay dhe Steven Bergwijn, të cilët do të ndihmohen nga Xavi Simons.
Vicenzo Montella do të startojë me emra si Kenan Yildiz, Arda Guler dhe Baris Yilmaz në sulm, ndërsa në mesfushë kthehet kapiteni Hakan Calhanoglu.
Holandë: Verbruggen, Dumfries, De Vrij, Van Dijk, Ake, Schouten, Simons, Reijnders, Berwwijn, Depay, Gakpo.

Turqi: Gonuk, Muldur, Akaydin, Bardakci, Kadioglu, Ozcan, Ayhan, Calhanoglu, Yilmaz, Yildiz, Guler./Telegrafi















